Lajme

Numërohen mbi 54% e vendvotimeve në Gjakovë, LVV prin ngushtë ndaj AAK-së

Autori: Gazeta inFokus 20:33 | 07 June 2026

Rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tregojnë një garë të fortë në Gjakovë, ku pas numërimit të 78 nga 144 vendvotime, apo 54.17% të totalit, në epërsi ndodhet Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas të dhënave të përditësuara në orën 20:24, nga 16,378 vota të numëruara, LVV ka siguruar 6,465 vota, apo 40.85%.

Në vendin e dytë renditet AAK me 5,026 vota ose 31.76%, duke mbetur rreth 9 pikë përqindje prapa LVV-së.

-Advertisement-

Pas tyre vijnë:

LDK – 2,236 vota (14.13%)
PDK – 1,374 vota (8.68%)
IRDK – 251 vota (1.59%)
PLE – 217 vota (1.37%)

Me më shumë se gjysmën e vendvotimeve tashmë të numëruara, LVV mban epërsinë në Gjakovë, ndërsa gara për vendin e parë mbetet e hapur me vazhdimin e procesit të numërimit të votave./Gazeta Infokus 

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy