Lajme

AAK nuk e lëshon bastionin në Deçan, kryeson bindshëm pasi u numëruan 29.17% e votave

Autori: Gazeta inFokus 20:30 | 07 June 2026

Rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tregojnë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) vazhdon të dominojë në komunën e Deçanit, duke ruajtur epërsinë e thellë në një nga bastionet tradicionale të saj.

Sipas të dhënave të përditësuara, pas numërimit të 29.17 për qind të votave, AAK ka siguruar 1,804 vota apo 54.50 për qind të totalit të votave të numëruara.

Në vendin e dytë renditet Lëvizja Vetëvendosje me 721 vota ose 21.78 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është e treta me 649 vota apo 19.61 për qind.

-Advertisement-

Pas tyre renditen:

  • PDK – 91 vota (2.75%)
  • PSD – 16 vota (0.48%)

Rezultatet e deritanishme tregojnë një epërsi të konsiderueshme të AAK-së ndaj partive tjera në Deçan, me mbi 32 pikë përqindje diferencë ndaj partisë së dytë.

Megjithatë, bëhet fjalë për rezultate preliminare dhe procesi i numërimit të votave po vazhdon, ndërsa pritet të qartësohet edhe më tej rezultati përfundimtar në këtë komunë.

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy