Lajme

Mitrovica voton masivisht për LVV-në, lë larg PDK-në dhe LDK-në, numërohen 25%

Autori: Gazeta inFokus 20:26 | 07 June 2026

Rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të kryesojë bindshëm në Mitrovicën e Jugut, pas numërimit të 25 nga 100 vendvotime, apo 25% të totalit.

Sipas të dhënave të përditësuara në orën 20:19, nga 5,950 vota të numëruara, LVV ka siguruar 3,582 vota, apo 62.39% të votave.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 1,421 vota apo 24.75%, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 514 vota ose 8.95%.

-Advertisement-

Pas tyre vijnë:

AAK – 105 vota (1.83%)
KDTP – 27 vota (0.47%)
Koalicioni Vakat – 16 vota (0.28%)

Nga rezultatet e deritanishme, LVV ka një epërsi prej 37.64 pikë përqindje ndaj PDK-së në Mitrovicën e Jugut.

Deri tani janë numëruar 25% e vendvotimeve, ndërsa procesi i numërimit po vazhdon dhe rezultatet mbeten preliminare./Gazeta Infokus 

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy