“Gjatë gjithë këtyre viteve kam punuar me nder dhe përkushtim”, Bajrush Ymeri prezanton rrugëtimin e tij politik 33-vjeçar, kërkon mbështetjen e qytetarëve
Autori: Gazeta inFokus
20:07 | 05 June 2026
Kandidati për deputet me numrin 93 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajrush Ymeri, ka ndarë sot rrugëtimin e tij 33-vjeçar politik dhe ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve për të qenë përfaqësues i komunës së tij në Parlamentin e Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.
Në një postim në “Facebook”, Ymeri përmendi fillimet e tij në qershor të vitit 1993, duke takuar Presidentin historik Ibrahim Rugova, profesorin Fehmi Agani dhe aktivistë të tjerë të asaj kohe, si dhe angazhimin e tij në arsim gjatë periudhës së vështirë për arsimin shqip.
Ai u rikthye te karriera e tij politike, duke theksuar se në vitin 2007 dhe 2009 fitoi zgjedhjet për Kryetar të Komunës së Novobërdës, ndërsa në vitin 2013 i ndërpreu padrejtësisht mandati për shkak të votave të ardhura nga Serbia.
Që nga ajo kohë, ai ushtroi detyrën e nënkryetarit të komunës.
“Gjatë gjithë këtyre viteve kam punuar me nder, përgjegjësi dhe përkushtim, dhe asnjëherë në jetën time nuk kam bërë asnjë keqpërdorim. Jam krenar për të gjitha këto arritje dhe sot, me kokën lart, kërkoj mbështetjen tuaj për të më ndihmuar të bëhem pjesë e Parlamentit të Kosovës,” deklaroi Ymeri.
Ai theksoi se përfaqësimi në Parlament do të mundësojë që komuna e tij të ketë një zë të fuqishëm në vendimmarrjet kombëtare.
Ndryshe Bajrush Ymeri kandidon për deputet me numrin 93 nga radhët e LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit./Gazeta Infokus/
Më poshtë mund të gjeni postimin e tij të plotë:

T� tjera
-
NATO uron Shqipërinë: Gëzuar Ditën e Pavarësisë, aleanca jonë është themeli i mbrojtjes së ndërsjellë
NATO ka përcjellë urimet e saj për Shqipërinë me rastin e 114-vjetorit të Dit...
-
Ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë në 114-vjetorin e Pavarësisë, Rama krah për krah me Kurtin
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në ceremoninë solemne të ngritjes së Fla...
-
Osmani uron 28 Nëntorin: Katër data historike, një krenari kombëtare
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar 28 Nëntorin, duke kujtuar r...
-
Sot protestë në Tiranë! Diaspora mbërrin në Shkodër me flamuj kuqezi, kolona e makinave niset drejt kryeqytetit
Këtë të shtunë në Tiranë do të zhvillohet protesta kombëtare e thirrur nga të...
-
Haxhiu nga Prekazi: Flamuri kombëtar asnjëherë nuk u ul, mirënjohje e përjetshme për familjen Jashari
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë homazhe dhe nderime...
-
Policia gjen në Mitrovicën e Veriut një veturë të kërkuar ndërkombëtarisht nga Italia
Policia e Kosovës ka thënë se ka hasur në një veturë në rrugën “Boris Kidric”...
-
Jashari nga Prekazi kërkon shfuqizimin e Speciales: Deputetët ta thërrasin sa më shpejt seancën
Shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë organizuar ho...
-
Rama urdhëron vendosjen e muralit të Nënë Terezës në objektin e Ministrisë: Nëse provojnë me na ndalë, ballafaqohemi me ta
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se punëtorët e kanë urdhrin për ta ...
-
29 vjet nga dalja publike e UÇK-së në skenë
Sot u bënë 29 vjet nga dalja e parë në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës...
-
Festa e Pavarësisë, kryeministri Rama: Me 28 Nëntorin më të afërt me Europën e Bashkuar, ju uroj fundjavë të gëzuar
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që urimin për këtë 28 nëntor, në ditën e Pa...
-
FSK nderon sakrificën e familjes Jashari në Prekaz
Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Festave të Nëntorit, gjeneralë dhe o...
-
114 vjet shtet, Shqipëria feston sot Ditën e Pavarësisë
Sot, Shqipëria feston 114-vjetorin e Pavarësisë. Më 28 nëntor 1912, Ismail Qe...


































