Rozë

Klodi dhe Elijona marrin bashkë rrugë të largët

Autori: Gazeta inFokus 17:57 | 07 May 2026

Duket se zërat për një romancë mes dy finalistëve të “Big Brother”, Klodit dhe Elijonës, po marrin edhe më shumë vëmendje.

Pas fotove që qarkulluan ku ata u panë duke ecur bashkë në Tiranë, lëvizja e fundit në rrjetet sociale ka lënë pak vend për dyshime. Të dy kanë ndarë imazhe nga i njëjti avion, ku kuptohet qartë se destinacioni i tyre i përbashkët është Stambolli.

Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e ndjekësve është një mesazh zanor që Elijona ka ndarë në kanalet e saj të komunikimit.

-Advertisement-

Gjatë një bisede me humor, Klodi dëgjohet duke përshëndetur në turqisht: “Merhaba, günaydın!”.

Më pas, ajo i ka ngacmuar fansat duke u thënë: “Hajt qëllojani mbas këtij zëri se me kë jam duke shkuar!”

Edhe pse nuk ka ende një konfirmim zyrtar me një foto krah për krah, detajet nga rrjetet sociale flasin vetë.

Vendndodhja e shënuar në Stamboll dhe pamjet nga brenda avionit dëshmojnë se dyshja po e shijon këtë udhëtim së bashku, duke i lënë ndjekësit të presin për zhvillime të reja.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy