Ekonomi

Shtetet e rajonit ulën akcizën për naftën, Kurti e quan “mosdije ekonomike”

Autori: Hateme Smajli 13:05 | 30 March 2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar kërkesat për uljen e akcizës për naftën, duke i quajtur ato të papërgatitura dhe pa një bazë të fortë ekonomike.

Kurti ka sqaruar gjërat që tashmë dihen se si Kosova importon të gjithë naftën dhe nuk ka burime të brendshme apo rafineri për ta përpunuar atë, duke marrë tërë koston e inflacionit në import.

“Ju e dini që e gjithë nafta që është në Kosovë importohet. Ne jo vetëm që s’kemi burime të naftës, por as nuk kemi rafineri të naftës, pra nuk përpunojmë naftë. E marrim komplet koston e inflacionit në import. Çmimet e larta që janë jashtë bëhen çmime ndoshta edhe më të larta këtu brenda,” tha Kurti.

-Advertisement-

Ai theksoi se kërkesat për uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën nuk janë të menduara mirë dhe nuk bazohen në përvoja të suksesshme ekonomike.

Pavarësisht se këtë tashmë e kanë bërë të gjitha shtetet e rajonit, në mënyrë që sa do pak qytetarëve t’u ulet barra e krizës ekonomike të naftës.

Kurti tha se Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka vazhduar politikat e ish-ministres Hajdari dhe është në komunikim të vazhdueshëm me ekspertët.

I pari i qeverisë shtoi kërkesa për heqjen e TVSH-së ose uljen e akcizës sipas tij mund të dëmtojë ekonominë dhe mund të favorizojë super-profitin e disa grupeve në vend të uljes së barrës për qytetarët.

“Çështja është që të mos i shërbejmë super profitit të ndokujt, në vend që t’u zbusim barrën qytetarëve,” theksoi ai.

Kurti duke lënë anash rajonin tha se të gjitha vendet e Evropës dhe SHBA-të, si shteti më i fuqishëm në botë, janë duke vuajtur koston e luftës në Iran dhe ngushticën e Hormuzit.

“Pra të gjitha vendet e Evropës dhe vetë SHBA-të si shteti ma i fuqishëm në botë ëhstë duke e vuajtur koston e luftës që po zhvillohen në Iran e te Irani në ngushticën e Hormuzit dhe sikur ne të kemi port detar e një vend të madh grumbullimi atëherë ndryshimet në tregjet botërore nuk do të përcilleshin kaq shpejtë sic është rasti tani.”

Kosova mbetet pas shteteve të rajonit që kanë ndërmarrë masa konkrete

Ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, Kosova ka mbetur pas në ndërmarrjen e masave për uljen e akcizës, ndërsa shumica e shteteve të Ballkanit Perëndimor kanë ndërmarrë hapa për të zbutur ndikimin e krizës së naftës për qytetarët e tyre. Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Kroacia kanë marrë masa të ndryshme për uljen e çmimeve të karburanteve, duke ulur akcizën apo duke vendosur çmime tavan.

Shqipëria ka ulur akcizën me rreth 20%, Mali i Zi ka përgjysmuar akcizën, Maqedonia e Veriut ka ulur TVSH-në nga 18% në 10%, Serbia ka ulur akcizën deri në 40%, dhe Kroacia ka aplikuar një qasje të kombinuar, duke ulur pjesërisht akcizën dhe duke vendosur çmime tavan për karburantet. Këto masa janë parë si të domosdoshme për të zbutur efektin zinxhir në ekonomi dhe për të mbrojtur standardin e jetesës.

Në kontrast me këto masa, Kosova ka mbetur e vetmja në rajon që nuk ka ndërmarrë hapa konkretë për uljen e akcizës, duke rritur presionin mbi qytetarët që përballen me kosto të larta të jetesës dhe mungesën e mekanizmave lehtësues.

Opozita ka kërkuar vazhdimisht nga Qeveria ndërmarrjen e masave konkrete për uljen e çmimit të naftës, duke dorëzuar propozime në ministrinë përkatëse. Pavarësisht kërkesave, deri tani nuk ka pasur ndonjë zhvillim konkret në këtë drejtim.

“Në mbledhjen e qeverisë, paralajmërova se shumë shpejt do të kemi pakon prej 200 milion eurosh e cila do të jetë pikërisht e dedikuar për qytetarët e Republikës, që ta përballojnë sa më lehtë rritjen e çmimeve dhe inflacionin,” përfundoi Kurti, duke shtuar se është duke u punuar gjithashtu për ligjin për tavanin e çmimeve për produktet bazë, që sipas tij do të miratohet së shpejti./Gazeta Infokus

KOSOVA JO – Rajoni ul akcizën për naftën, Qeveria Kurti nuk pranon ta bëjë

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy