Kurti: 500 mijë euro shpërblim për fitore ndaj Sllovakisë, 1 milion për kualifikim në Botëror
Autori: Gazeta inFokus
13:16 | 26 March 2026
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e kishte bërë një zotim të fuqishëm në pjesën e dytë të vitit 2025.
Gjatë njërës prej mbledhjeve të Qeverisë së tij, Kurti kishte premtuar shpërblime të majme për futbollistët e Kombëtares së Kosovës në rast të vazhdimit të suksesit.
Më saktësisht, kreu i ekzekutivit i kishte premtuar 250 mijë euro për kalimin e grupeve, të cilin veçse e kishin bërë Dardanët.
Ndërsa, premtimet e tij kishin vazhduar për suksesin eventual të Verdhekaltërve në të ardhmen.
Ai më 27 nëntor 2025 kishte premtuar premi, si për fitoren ndaj Sllovakisë ashtu edhe për një kualifikim eventual në Botërorin 2026, i cili gjatë verës që po vjen do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kanada dhe në Meksikë.
“Në fazën e radhës hyjmë me plot vetëbesim, besimin tonë në ta po e shprehim me zotimin tonë për ta. Së pari në rast të fitores ndaj Sllovakisë, zotohemi për shpërblim në vlerë prej 500 mijë eurove”, thoshte Kurti.
“Dhe së dyti, në rast të kualifikimit në Kupën e Botës, zotohemi edhe për 1 milion euro shpërblim. Përpara Kosovë, gjithmonë me ty”, kishte shtuar ndër të tjera kryeministri.
Kosova do të luajë sonte me Sllovakinë në Bratisllavë në ndeshjen që do të nisë prej orës 20:45, shkruan “Gazeta Express”.
Në rast të një fitoreje eventuale në kryeqytetin sllovak, Dardanët do të luajnë të martën tjetër në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në finale me fituesin e duelit tjetër gjysmëfinal, Turqi – Rumani.
Kosova nuk ka qenë kurrë më afër kualifikimit në Kampionat Botëror, e sheh veten veç dy ndeshje larg tij…

T� tjera
-
Parashikimi i motit për të enjten
Të enjten parashikohet mot kryesisht i vranët dhe me reshje lokalisht me resh...
-
Ligji për Specialen, Paçarizi-deputetëve: S’është marre me thanë që kemi pasur presion nga BE
Rrahman Paçarizi ka thënë se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të tregojn...
-
“U tërhoq pas telefonatave nga qeveritë europiane”, The Times: Vuçiq ishte pranë grushtshtetit pas humbjes
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dyshohet se ishte përgatitur të përdorte for...
-
Sërish protestë të enjten, kërkohet drejtësi për të gjitha gratë e vrara
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist bëri të ditur se nesër (e enjte) n...
-
Anita Muçaj i reagon deputetës së VV Arjeta Fejza: Tërhiqe deklaratën, nëse s’kërkon falje i ndjek rrugët ligjore
Gazetarja Anita Mucaj i ka reaguar deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta...
-
Dy kongresmenë republikanë i kërkojnë Marco Rubios kufizime vizash për zyrtarët shqiptarë të përfshirë në korrupsion
Dy kongresmenë republikanë në Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar një letër Se...
-
Gërvallës “s’i interesojnë” kërkesat e protestuesve për dorëheqje, vazhdon me postime për çështje të tjera
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ndaj së cilës po shtohen kërkesat pë...
-
Kuvendi mban nesër seancë, këto janë pikat e diskutimit
Gjatë ditës se nesërme do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës. S...
-
Sa paguhet një orë pune në Gjermani
Krahasuar me mesataren e BE-së prej 34.90 euro, kompanitë në Gjermani paguan ...
-
Sveçla takohet me zyrtarin e lartë të BE-së, në fokus migrimi dhe siguria kufitare
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti sot në takim Olivier Oni...
-
Gjykata e Pejës thyen heshtje, si arsyetohet urdhri mbrojtës që rezultoi fatal për Arlindën?
Aktvendimi për urdhrin mbrojtës për Arlinda Zekajn, në të cilin shkruante edh...
-
“S’ka nevojë me pritë fakte për me dhanë dorëheqje” – Ish-gjyqtari për rastin e Arlindës
Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadriu Kryeziu, në KlanKosova ka folur l...
































