Rozë

“Dhelpër dinake”, Sasa sqaron deklaratat për Elijonën

Autori: Gazeta inFokus 14:59 | 07 January 2026

Pas largimit vullnetar të premten nga Big Brother VIP Kosova, Sasa Hoda bëri, siç e do tradita, daljen e parë televizive të nesërmen. Vëmendjen e mori menjëherë një deklaratë e saj ku e cilësoi Elijonën si “dhelpër dinake”, term ky që u keqkuptua nga ndjekësit si negativ.

Për të shmangur polemikat, Sasa ka reaguar prerë duke sqaruar se komenti ishte vlerësim për strategjinë e mprehtë, jo ofendim personal.

“Është keqkuptuar… nuk kam thënë për Elijonën po për lojën e saj. Për moshën e saj është super e zgjuar,” – ka shkruar ajo.

-Advertisement-

Përkundrazi, Sasa konfirmoi mbështetjen e saj maksimale, duke u shprehur se dëshiron ta shohë Elijonën në finale të formatit.

 

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy