Shpërthejnë fansat ndaj Stenaldos pas përplasjes me Brikenën
Autori: Gazeta inFokus
12:03 | 30 December 2025
Debati mes Brikenës dhe Stenaldos ka vijuar, por me tone më të larta.
Gjatë diskutimit, Stenaldo iu drejtua Brikenës duke i thënë se ajo nuk mund ta mbrojë. Nga ana tjetër, Brikena u shpreh se ishte ndier keq për një fjali të thënë më herët, duke tentuar të shpjegojë qëndrimin e saj.
Mirëpo, kjo deklaratë nuk u prit mirë nga Stenaldo, i cili reagoi menjëherë: “Si mund të ndihesh keq ti për atë fjali, kur unë nuk u ndjeva keq. Unë ju kam kundërshtar të gjithëve dhe mos e merrni për dobësi qasjen time prej njeriu të edukuar”.
Më pas, Stenaldo shtoi se ishte pikërisht sjellja e Brikenës ajo që e kishte shtyrë të fliste me tone kaq të larta, duke theksuar se ishte provokuar nga ajo.
Pas transmetimit të këtyre pamjeve, reagimet në rrjetet sociale nuk munguan. Një pjesë e madhe e komenteve kanë qenë negative ndaj qasjes së Stenaldos, ku disa ndjekës e kanë cilësuar sjelljen e tij si të ashpër dhe të panevojshme.
Madje, ka pasur edhe komente që e kanë quajtur mosmirënjohës dhe arrogant, duke kritikuar mënyrën se si iu drejtua Brikenës.
Përplasja ka hapur diskutime të shumta mes publikut, ndërsa mbetet për t’u parë nëse kjo situatë do të ndikojë në raportet mes banorëve në vazhdim të lojës.

T� tjera
-
Hakohet Binance – tronditen tregjet e kriptovalutave
Një sulm i mundshëm kibernetik ndaj platformës Binance, që mund të përfshijë ...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të kemi mot të vranët vjeshtor, me reshje të herëpashe...
-
Musliu njofton se ka dështuar ceremonia e diplomimit të 300 policëve të rinj, shkak mungesa e uniformave
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar lidhur me mosmbajtjen e plani...
-
Francë, 70 mijë policë në gatishmëri në prag të protestave të së shtunës
Shtatëdhjetë mijë policë do të dislokohen në të gjithë Francën për të ruajtur...
-
“Gjuha është shfrenuar, parlamenti është joserioz”, Fatmir Limaj: Krejt kjo klimë është shpërndarë nëpër shpija
Kreu i partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i ftuar në Pressing në T7...
-
“Ma keni vënë jetën në rrezik” – Ish-kryeprokurorja e Pejës fajëson KPK-në pas suspendimit, thotë se po paraqitet si dorasja e Arlindës
Ish-kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vucetaj, ka rea...
-
“11 vjet pa drejtësi për motrën time”, Shkëlqim Pajazitaj reagon ndaj emërimit të Valbona Disha Haxhosajt në krye të Prokurorisë
Shkëlqim Pajazitaj, vëllai i Donjeta Pajazitajt, ka reaguar pas emërimit të V...
-
Skandaloze: Titujt e raporteve të ministrisë së Sveçlës dhe Gërvallës nuk i referohen si vrasje rastit të Arlindës
Edhe pas vrasjes brutale të Arlinda Zekajt, e cila kishte kërkuar mbrojtje ng...
-
Shteti nuk iu siguroi uniformat – shtyhet diplomimi i kadetëve të policisë së Kosovës
Ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 63-të të kadetëve të Policisë së Koso...
-
“Skandal pas skandali”, raporti për Arlindën, Musliu: Gabim në titull, dorëheqje Donikë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pas r...
-
Tahiri për rastin e Arlindës: Nëse s’ka dorëheqje, duhet të ketë shkarkime
Nënkryetari i Aleancës dhe shefi i deputetëve të kësaj partie, Besnik Tahiri,...
-
Konferenca e Gërvallës e Sveçlës nesër ndryshon planet për protestë: Qytetarët para Qeverisë në ora 09:00
Vala e protestave për drejtësi dhe llogaridhënie institucionale nuk do të nda...






























