Rozë

Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5

Autori: Gazeta inFokus 22:47 | 24 December 2025

Nuk kanë kaluar shumë ditë nga ndezja e dritave të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, dhe Big Brother VIP Albania 5 ka shënuar eskalimet e para të forta. Duket se “muaji i mjaltit” mes banorëve ka përfunduar në kohë rekord.

Iliri, i cili që nga hyrja e tij të shtunën u prezantua me nota humori dhe sportiviteti, duket se i ka dhënë fund kësaj epoke paqësore. Pasditene sotme, ai është përfshirë në një debat të ashpër që agravoi me shpejtësi në ambientet e sallonit.

Shënjestra e këtij shpërthimi ishte Juxhini, banori që iu bashkua formatit vetëm mbrëmjen e djeshme, gjatë spektaklit të dytë “Prime” të këtij sezoni.

-Advertisement-

Situata është tensionuar aq shumë saqë debati verbal rrezikoi të kthehej në sulm fizik. Është dashur ndërhyrja e menjëhershme dhe fizike e banorëve të tjerë, të cilët kanë bllokuar Ilirin duke e mbajtur atë, për të mos lejuar afrimin e tij me Juxhinin.

Kjo thyerje e qetësisë dhe tentativa për konfrontim fizik pritet të jetë temë diskutimi, ndërsa publiku pret reagimin e “Vëllait të Madh” mbi thyerjen e mundshme të rregullave thelbësore të lojës.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy