Rukiqi: Abdixhiku dhe liderët e partive u pajtuan të kalohen çështjet emergjente – kërkesa e Kurtit ishte absurde dhe antikushtetuese
Autori: Gazeta inFokus
19:21 | 25 Nëntor 2025
Deputeti i LDK-së, Berat Rukiqi, në një intervistë për “Fokusi n’Komuna”, ka bërë të ditur se gjatë takimeve konsultative të Presidentes me liderët e partive politike, është kërkuar dhe konfirmuar vullneti i përbashkët që të procedohen vetëm çështjet emergjente brenda kufijve ligjorë dhe kushtetues.
Sipas Rukiqit, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ashtu si edhe liderët e tjerë partiakë, kanë shprehur gatishmërinë që të kalohen disa pika të domosdoshme, përfshirë buxhetin e RTK-së, buxhetin për komunat Prishtinë dhe Gjilan, si edhe pakon e rritjes.
Rukiqi u shpreh se kërkesa e deputetit Glauk Konjufca, që një qeveri në detyrë të miratojë buxhet të plotë dhe kryeministri në detyrë ta paraqesë pastaj si ekspoze qeveritare, ishte e papranueshme.
“Kjo ishte absurde, e paligjshme dhe antikushtetuese. Ne në këto rrethana kemi kërkuar që të kalojnë vetëm çështjet emergjente, sepse nuk mund të sillet një qeveri në detyrë sikur të ishte qeveri me mandat të plotë,” deklaroi ai.
Deputeti i LDK-së shtoi se subjekti i tij ka qenë i gatshëm të mbështesë vetëm masat minimale të domosdoshme, ndërsa përgjegjësia për bllokimin e procesit bie mbi Qeverinë në detyrë.
NDIQENI LIVE:

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...































