Fokusi në Komuna

Dakaj për opozitën: Ka dështuar, prandaj janë lejuar veprimet dhe skandalet e qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 19:47 | 07 Nëntor 2025

Gazetari Shkëlzen Dakaj ka folur në emisionin “Fokusi n’Komuna” për mënyrën se si opozita në vend ka reaguar ndaj veprimeve të qeverisë, duke theksuar se mungesa e reagimit dhe e rezistencës ka ndikuar që vendi të përballet me degradim në disa fusha, raporton Gazeta Infokus.

“Mendimi jem, që e kam përsëritë disa herë – krejt këto që i flasim, s’di sa herë janë me fakte e të argumentume. Kjo opozitë ka dështuar, dhe si pasojë e kësaj opozite janë bërë krejt këto veprime, krejt këto shpenzime, prej Hekuran Muratit. Qysh mundet opozita me i thanë qytetarit që e ka gabim, kur s’e ka bo as hapin minimal për me kundërshtu një pushtet të dëmshëm? As një protestë nuk e ka organizu,” ka deklaruar Dakaj.

Ai ka kritikuar opozitën për mungesën e angazhimit dhe mosreagimin ndaj skandaleve që janë bërë publike nga mediat.

-Advertisement-

“E kom thanë, kjo opozitë që e kemi këto 4-5 vjet, s’kanë pas kohë me i lexu skandalet që janë lexu nëpër media. E din rastin konkret – skandalin e kanë pas në dorë dhe i kanë thanë ‘lene në media’. Kam pas bindje që degradimi në shëndetësi e ekonomi nuk kish ndodh po të kishte pas rezistencë prej opozitës,” shtoi ai.

Dakaj theksoi gjithashtu se për një periudhë të gjatë, mediat kanë pasur vështirësi të sigurojnë deklarata nga përfaqësuesit e opozitës.

“Pesë vjet, mediat kanë pas probleme me pas një deklaratë të opozitës. Na i kemi thirrë, i kemi dhënë hapësirë në media. Secili njeri në këtë vend duhet me luajt njëfarë roli. Nuk e kanë bo – rasti konkret, Shqipe, rasti Martin Berisha, rastet në KEK – janë lexu shkrimet, por s’ka pas reagim,” ka përfunduar Dakaj

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy