Fokusi në Komuna

Pajaziti: Zgjedhjet lokale në Kosovë nënvlerësohen, fokusi po zhvendoset gabimisht te temat nacionale

Autori: Gazeta inFokus 13:46 | 09 Nëntor 2025

Infokusi po mbulon drejtpërdrejt raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në vend, ku qytetarët e 18 komunave po zgjedhin kryetarët e tyre.

Gjatë transmetimit zgjedhor, gazetari Avdyl Pajaziti ka komentuar rëndësinë e këtij procesi dhe qasjen e qytetarëve e partive ndaj zgjedhjeve lokale.

Sipas tij, qytetarët shpesh i kushtojnë më shumë rëndësi zgjedhjeve parlamentare, ndërkohë që pikërisht qeverisja lokale është ajo që ndikon çdo ditë në shërbimet, infrastrukturën dhe cilësinë e jetës së tyre.

-Advertisement-

“Sa i përket Kosovës, zgjedhjet lokale zakonisht nuk marrin vëmendjen që marrin ato nacionale, edhe pse në fakt do të duhej të ishin më të rëndësishme për qytetarët, sepse ndikojnë drejtpërdrejt në komunat, qytetet dhe fshatrat tona,” u shpreh Pajaziti.

Ai kritikoi edhe mënyrën e zhvillimit të fushatës, duke theksuar se partitë politike dhe kandidatët shpesh janë fokusuar te tema që tejkalojnë kompetencat komunale.

“Gjatë gjithë fushatës u pa që më shumë u diskutua për tema përtej komunave, sesa për problemet esenciale të qytetarëve. Kjo nuk do të duhej të ndodhte. Politikanët, qytetarët, mediat dhe shoqëria civile duhet të kërkojnë fokus te çështjet lokale, jo tek temat nacionale në çdo rast.”

NDIQENI LIVE:

 

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy