”Komplet bllokim …:”, Don Xhoni sfidon Noizyn, shkon në Durrësin e tij
Autori: Gazeta inFokus
12:29 | 12 August 2025
Përplasja e nënkuptuar mes Don Xhonit dhe Noizyt po merr gjithnjë e më shumë formë, dhe mbrëmja e kaluar ishte një tjetër kapitull i kësaj “gare” të heshtur por të nxehtë në skenën e hip-hop-it shqiptar.
Reperi nga Drenica, i cili prej kohësh është përfolur për “thumbat” e koduar në rrjete sociale ndaj Noizyt, mbrëmë performoi në një nga skenat më të njohura të Durrësit – qytetit ku Noizy ka ngritur perandorinë e tij muzikore dhe ku emri i tij është pothuaj sinonim me skenën urbane
Në rrjetet sociale, Don Xhoni publikoi pamje nga koncerti i tij me dy mesazhe që u interpretuan si vazhdim i rivalitetit në distancë. Në një prej videove të postuara ai shkruan “1shi ktu”, një titull me të cilin Noizy identifikohet prej vitesh. Në një tjetër postim nga e njëjta natë, ai theksoi: “Durrësi, ça tha? Komplet bllokim – pamjet flasin vet!”, duke nënkuptuar mbushjen e plotë të vendit dhe atmosferën e zjarrtë që e shoqëroi.
Ky veprim vjen vetëm pak ditë pas shkëmbimeve të tjera simbolike mes dy reperëve në rrjet, ku statuset dhe imazhet luksoze janë shndërruar në një arenë të re për të treguar dominim.
Për momentin, asnjëri nuk e ka përmendur hapur emrin e tjetrit, por gjuha e kodeve, “thumbave” dhe mesazheve të nënkuptuara e bën këtë “duel” edhe më intriguese për fansat e muzikës rap. A do të ketë një përballje të drejtpërdrejtë apo gjithçka do të mbetet në formën e sfidës në distancë? Kjo mbetet për t’u parë.



T� tjera
-
Strategjia shtetërore për Hagën, Konjufca: Pasnesër mbledhje disaorëshe, synojmë ta fitojmë rastin
Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka dhënë detaje për punën e gru...
-
Haxhiu vendos fotografi të uniformave të Policisë në ulëset e ministrave: Pesë vjet po presin për pajisje të reja
Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka ngritur shqetësimin për mungesën e uni...
-
Marta Kos pret përfaqësuesit e Listës së Studentëve, kërkon shkëputjen e Serbisë nga praktikat e vjetra
Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, u takua në Bruksel me përfaqës...
-
Konjufca pas takimit me Cassisin: Zvicra, partnere e palëkundur e Kosovës
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, G...
-
Dyshohet se Radoiçiq dhe Veselinoviq janë arratisur në Rusi
Dyshohet se terroristi Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq janë arratisur n...
-
Kusari-Lila: Nëse nuk ulen çmimet e derivateve, do ta rikthejmë çmimin tavan
Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka paralajmëruar se nëse rënia e çm...
-
Një punëtor i “Raiffeisen” qaset pa autorizim në llogarinë e Përparim Ramës, ia shpërndan gjendjen dhe transaksionet bankare
Të dhënat e gjendjes bankare dhe transaksionet e kryetarit të Prishtinës, Për...
-
AGK: Raporti i BE-së konfirmon presionet e Qeverisë ndaj mediave, Kurti kritikohet për gjuhën ndaj gazetarëve
Asociacioni i Gazetarëve, ka reaguar lidhur me raportin e Komisioni Evropian,...
-
Lirohet Behar Preniqi pas më shumë se një viti në burgun e Serbisë
Pas më shumë se një viti në burgun e Serbisë, Behar Preniqi është liruar, duk...
-
Konjufca pret homologun zviceran, pas takimit do të ketë konferencë për media
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, G...
-
Rehatohet edhe një tjetër familjare: Motra e ish kanidatit të GUXO-s merr post në diplomaci
Fitore Mehmeti, motra e Festim Mehmetit, kandidat i partisë Guxo në zgjedhjet...
-
Kusari-Lila i kundërpërgjigjet Tahirit për nepotizëm: Nëse keni akuza, thuajini me emra
Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, i është kundërpërgjigjur shefit të ...


































