Rozë

Arbenita i ndërron mbiemrin vajzës, duke “zhdukur” çdo lidhje me Feron

Autori: Gazeta inFokus 16:38 | 26 June 2025

Modelja e njohur Arbenita Ismajli ka marrë një vendim të papritur në lidhje me vajzën e saj Nina. Ajo ka vendosur që ta regjistrojë të bijën në shkollë me mbiemrin Ismajli, duke hequr kështu mbiemrin Shabani, që është mbiemri i babait të vajzës, reperit Fero.

Sipas asaj që shihet në një postim të Ninas, ajo e ka filluar shkollimin në Dubai, aty ku edhe ndodhet Arbenita për shkak të angazhimeve të saj profesionale, shkruan “Kosovarja”.

Ky veprim vjen në një kohë kur Arbenita dhe Fero janë në proces gjyqësor, meqë Arbenita dyshohet se po ia mohon takimet reperit me vajzën e tyre.

Ky ndryshim mbiemri mund të shihet si një hap i fortë nga ana e Arbenitës për të distancuar vajzën nga babai i saj, duke shkëputur çdo lidhje juridike apo simbolike me të. Situata mbetet e tensionuar dhe në pritje të një vendimi përfundimtar nga gjykata./Kosovarja

-Advertisement-

 

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy