Lajme

Bajrami denoncon tenderin 137 milionë eurosh të KEK-ut: Është shpallur pa studim fizibiliteti

Autori: Gazeta inFokus 12:35 | 23 Qershor 2025

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka ngritur sërish shqetësime lidhur me, siç e quajti ajo, “mafinë energjetike” që po sundon sektorin e energjisë në vend.

Pas përfundimit të seancës konstituive të Kuvendit, Bajrami ka akuzuar Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) për një tender të shpallur në mënyrë të dyshimtë në vlerë prej 137 milionë eurosh. Tenderi ka të bëjë me rehabilitimin dhe modernizimin e njësisë A3 të Termocentralit “Kosova A”, shkruan Gazeta Infokus.

“Sot dua të ndalem tek një tender i KEK-ut, i shpallur më 23 janar të këtij viti. Bëhet fjalë për 137 milionë euro, për modernizimin e njësisë A3. Ajo që është më shqetësuese, është fakti se ky tender është shpallur pa asnjë studim fizibiliteti. KEK i ka ftuar kompanitë të aplikojnë, pa pasur as vetë një ide të qartë se çfarë kërkon nga to,” tha Bajrami para gazetarëve.

-Advertisement-

Ajo shtoi se ky është vetëm një prej shumë treguesve të kaosit në sektorin energjetik, duke përmendur gjithashtu edhe situatën me 1,300 biznese që po refuzojnë të nënshkruajnë kontrata me furnizuesin e fundit.

“Ky është një sektor që po keqmenaxhohet në mënyrë ekstreme, dhe kjo po i kushton shtetit miliona. Tenderët pa transparencë dhe pa bazë teknike janë vetëm një pjesë e problemit,” theksoi ajo.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy