Lajme

Arianit Koci njofton për vazhdimin e protestës: Do të qëndroj ditë e natë, flej para Kuvendit deri të premten

Autori: Gazeta inFokus 10:02 | 09 Qershor 2025

Avokati Arianit Koci ka njoftuar se të hënën, më 9 qershor 2025, nga ora 10:45, do të vazhdojë protestën e tij para Kuvendit të Kosovës, me qëllim kërkimin e funksionalizimit të institucionit më të lartë legjislativ në vend, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas tij, qëndrimi do të jetë i pandërprerë gjatë gjithë javës, ditën dhe natën, deri në përfundimin e seancës të së premtes, me përjashtim të rasteve kur është i detyruar të marrë pjesë në gjykime apo angazhime profesionale që ndërlidhen me mbrojtjen e klientëve.

“Ky përjashtim nuk e zbeh protestën – përkundrazi, e bën më të qartë dallimin midis përmbushjes së përgjegjësive dhe mosveprimit institucional”, ka shkruar Koci në njoftim.

-Advertisement-

Ai e ka cilësuar bllokimin e konstituimit të Kuvendit si “një paralizë institucionale që po dëmton besimin qytetar, ekonominë dhe funksionimin e shtetit”.

“Shteti po shkatërrohet”, ka theksuar ai, duke bërë thirrje që Kuvendi të funksionalizohet sa më parë dhe duke theksuar se kërkesa e tij nuk është partiake apo personale, por thirrje për veprim institucional.

Në fund, Koci rikujton edhe një çështje tjetër të rëndësishme që po trajtohet në drejtësi gjatë kësaj jave: gjykimin e të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

“Unë jam përfaqësuesi i familjes së rreshterit të ndjerë Bunjaku”, përfundon avokati Koci.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy