Sport

Kaçaniku shkruan histori – K.B. Kaçaniku shpallet kampion në ligën U18!

Autori: Gazeta inFokus 20:43 | 25 May 2025

Kaçaniku ka arsye për festë! Ekipi i të rinjve K.B. Kaçaniku (U18) është shpallur kampion i ligës, pas një finaleje të zjarrtë dhe të paharrueshme kundër K.B. RBA (U18).

Në ndeshjen e tretë dhe vendimtare të serisë finale, ku rezultati ishte i barabartë 1-1, djemtë bardh e kuq dhanë gjithçka në parket, duke u mbështetur fuqishëm nga një palestër e mbushur me zemra kaçanikase.

Atmosfera ishte elektrizuese, ndërsa çdo aksion përcillej me brohorima dhe emocion nga tribuna.

-Advertisement-

 

 

Udhëto nga Suedia drejt Kosovës me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy