“Keni dështuar gjashtë herë”, “Kosova në krizë”, gazetarja e vë në siklet Albulena Haxhiun: Pse nuk tërhiqeni?
Autori: Gazeta inFokus
09:17 | 30 Prill 2025
Moszgjidhja e Albulena Haxhiut për herë të gjashtë si kryetare e Kuvendit ka marrë vëmendjen edhe në Shqipëri.
Haxhiu ka qenë e ftuar të flasë për këtë çështje në ‘Top Channel’, ku ndër të tjera është pyetur nga gazetarja që a mendon të tërhiqet nga propozimi për kryekuvendare për të mirën e Kosovës.
Kam vetëm një pyetje. Duke dashur të besoj shumë fort se ju doni një politikë të qëndrueshme, të bindshme, por mbi të gjitha të fortë për Kosovën, znj. Haxhiu ju bëj një pyetje tejët personale: Pse nuk tërhiqeni? Nuk mblidhen një herë, dy herë, tri herë, Kosova është në krizë, Parlamenti nuk voton ligje, pse ju personalisht nuk thoni “Okej, mos më kandidoni më mua. Gjeni dikë tjetër, se Kosova duhet të eci përpara dhe s’kemi pse vazhdojmë me kokëfortësi dhe gjejmë dikë që Kosova të vazhdojë të votojë ligje në Parlament dhe gjërat të vijnë normalisht”.
Haxhiu: Së pari, ne veprimet tona i kemi ndërmarrë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Aktgjykimi i vitit 2014 i jep të drejtën vetëm subjektit që ka fituar më së shumti mandate që ta bëjë propozimin për kryetar kuvendi. Në këtë rast, askush tjetër s’ka të drejtë t’ua përcaktojë emrat.
Pse s’i thoni z. Kurti gjej dikë tjetër në Vetëvendosje dhe të kandidojë dikush tjetër.
Haxhiu: Unë nuk jam vetpropozuar dhe ky është qëndrimi i subjektit politik. Lëvizja Vetëvendosje e ka vendosur këtë dhe vetëm Vetëvendosja e ka të drejtë ta ndryshojë dhe ta thotë një emër tjetër. Nuk ka të bëjë kjo me emra të përveçëm. Unë jam e bindur që kjo po bëhet për inate politike, sepse këdo tjetër që ne do ta vendosnim si emër më herët, unë jam e bindur që do të gjenin ndonjë arsye opozita për të mos e votuar.
Vetë çfarë mendoni kur e shihni se në seancë për herë të pestë s’bëhen votat?
Haxhiu: Kjo është e qartë, është luftë speciale kundrejt Lëvizjes Vetëvendosje. Ka një mungesë të hapur të vullnetit për të konstituar Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ndoshta kjo është më e lehta prej situatave që kemi kaluar gjatë gjithë kësaj kohe.

T� tjera
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...






























