Drejtuesit e veriut dalin kundër përjashtimit të 4 komunave nga shtrenjtimi i rrymës
Autori: Gazeta inFokus
09:12 | 30 Prill 2025
Nga 1 maji 2025, qytetarët e Kosovës do të paguajnë 16.1% më shumë për energjinë elektrike. Vendimi u mor më 16 prill nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), pavarësisht reagimeve dhe protestave të qytetarëve.
Por kjo rritje nuk do të zbatohet në veri të vendit, ku jeton shumica serbe. Në katër komunat veriore, furnizimi dhe faturimi nuk bëhet nga KESCO, por nga kompania serbe Elektrosever, e licencuar në vitin 2022 në kuadër të dialogut Kosovë–Serbi.
ZRRE sqaron se nuk përcakton tarifat për Elektroseverin, pasi kjo kompani operon në bazë të një marrëveshjeje të veçantë dhe ka autonomi në caktimin e çmimeve për konsumatorët që i furnizon. Megjithatë, ajo detyrohet të paguajë tarifat për përdorimin e rrjetit të transmetimit dhe shpërndarjes, ashtu si çdo furnizues tjetër në vend.
Nexhat Uglanin, Kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, ka reaguar kundër vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke e cilësuar të padrejtë mos përfshirjen e komunave veriore në këtë proces.
Uglanin ka theksuar se mos shtrenjtimi I tarifave në veri është një hap i gabuar, pasi ai beson se komunat veriore duhet të jenë të barabarta me pjesën tjetër të Kosovës në lidhje me sistemin energjetik.
‘’Mos rritja e tarifës për komunat veriore është gabim shumë i madh, sepse ne duhet të jemi në sistem të Republikës së Kosovës baraz me qytetarët tjerë. Ne si kuvend komunal nuk kemi biseduar me Elektroserverin, mirëpo ata kanë dalur me një njoftim përmes mediave që pjesët veriore nuk I përfshin ngritja e tarifës së rrymës’’, deklaroi Uglanin.
Kryetari i Komunës së Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri është deklaruar për FrontOnline lidhur me mos shtrenjtimin e rrymës ne veri. Ai tha se për komunat veriore kjo rritje nuk qëndron sepse furnizimi bëhet përmes një marrëveshjeje mes KEDS-it dhe Elektroserver.
“Nuk vlen për komunat veriore, përfshirë edhe Zubin-Potokun, sepse furnizimi atje bëhet përmes marrëveshjes mes KEDS-it dhe Elektroseverit,” tha Zeqiri.
Ai vendimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike në Kosovë, e ka quajtur të pakuptimtë dhe të padrejtë.
“Kjo rritje e rrymës është shumë e pakuptimtë. Elektroseveri ka konfirmuar se nuk do të ketë shtrenjtim në veri – por realisht, nuk është dashur të shtrenjtohet askund,” deklaroi ai.
Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, deklaroi se edhe pse ende nuk e ka analizuar plotësisht vendimin për mos përfshirjen komunave veriore në ngritjen e çmimit të rrymës e konsideron atë të padrejtë.
“Nuk e kam vlerësuar totalisht, mirëpo mendoj që është vendim i padrejtë,” u shpreh shkurt Peci
Ferat Shala, deputet i PDK-së, ka deklaruar se vendimi për përjashtimin e komunave veriore nga shtrenjtimi i tarifave është një hap i padrejtë. Sipas Shalës, ky veprim është një shkelje e parimeve elementare njerëzore, duke theksuar se kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë në historinë e Kosovës.
‘’Kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë tonë dhe është shkelje e çdo parimi njerëzor ‘’, tha Shala
Shala ka shtuar se Qeveria “Kurti” dhe mekanizmat e saj po e bëjnë këtë, çka Shala konsideron se është një shkelje e ligjit dhe e të drejtave të qytetarëve.
‘’Kjo është pabarazi e radhës që qytetarëve të Kosovës qeveria Kurti dhe mekanizmat saj po e bëjnë këtë dhe parimisht kjo është edhe shkelje e ligjit dhe parimeve elementare njerëzore’’, deklaroi Shala
Luan Hasanaj, organizator i grupit “Asnjë Cent më Shumë”, ka reaguar ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për përjashtimin e katër komunave veriore nga rritja e çmimit të rrymës si një diskriminim të hapur ekonomik.
‘’Përjashtimi i katër komunave veriore nga ky vendim përbën diskriminim të hapur ekonomik’’, tha Hasanaj.
Hasanaj ka thënë se ky trajtim i pabarabartë cenon parimin e barazisë para ligjit, duke shtuar se përjashtimi i veriut dëmton besimin në institucione dhe krijon ndasi mes qytetarëve. Ai gjithashtu ka theksuar se ky vendim minon përpjekjet për ndërtimin e një shteti të drejtë për të gjithë
‘’Përjashtimi i katër komunave veriore cenon parimin e barazisë para ligjit. Ky trajtim i pabarabartë dëmton besimin në institucione, krijon ndasi mes qytetarëve dhe minon përpjekjet për ndërtimin e një shteti të drejtë për të gjithë’’, deklaroi Hasanaj.

T� tjera
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...



































