Sport

Kastrioti e fiton Kupën e Kosovës, spektakël për të mbajtur mend në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 23:12 | 27 April 2025

Spektakël i vërtetë ishte finalja e Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Pas një dueli shumë të fortë, Kupën e Kosovës e fitoi Kastrioti i Ferizajt.Në praninë e 3000 shikuesve, Kastrioti në finale e mposhti Besa Famgasin me rezultat 29:24.

Pjesa e parë ishte e barabartë, ndërsa shkëputja e ferizajasve u bë në mesin e pjesës së dytë. Më pas Kastrioti e mbajti epërsinë deri në fund.Portieri Wadi Chebbi u dallua te Kastrioti edhe në finale, ndërsa u shpall lojtari më i vlefshëm i turneut përfundimtar të Kupës.

-Advertisement-

Deniz Terziqi i shënoi dhjetë gola për Kastriotin. Pesë i shënoi Lulzim Shabani e nga katër Hamdi Salihu e Vlerson Zherka.Te Besa më efikasi ishte Olsi Mulaj me shtatë gola.

Gjashtë i kishte Vladimir Stankoviq, ndërsa nga tri Edonis Hajra e Amar Muqolli.Kastrioti e mbrojti trofeun e Kupës, ndërsa e fitoi për herë të tetë.Kupën e Kosovës, kapitenit të Kastriotit, Rron Ramadani, ia dorëzoi presidenti i FHK-së, Edin Kolgeci.

Udhëto nga Suedia drejt Kosovës me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy