Su*lmi ndaj futbollistit 15 vjeçar, Belgin Jasharit vetëm se ishte pjesë e komunitetit ashkali, ”Është një plagë që duhet ta shërojmë si shoqëri”
Autori: Gazeta inFokus
16:54 | 25 April 2025
Futbollisti i grupmoshave U15 të ShF Fushë Kosovës, Belgin Jashari, më 21 prill të këtij viti ishte sulmuar fizikisht gjatë ndeshjes që ekipi e tij e pati ndaj ShF Arsenalit, shkruan Gazeta Infokus.
Sulmi ndaj Jasharit, sipas klubit, ishte i motivuar nga përkatësia etnike e lojtarit si pjesëtar i komunitetit Ashkali.
E për këtë sulm ka reaguar edhe gazetarja e mediumit publik, Valdete Osmani, e cila kishte realizuar dokumentaritn “Ëndrra drejt Lavdisë”, e ku si Jashari ishte pjesë aty.
Osmani thotë se Jashari ishte një ndër personazhet më frymëzuese.
Ajo tha se kjo që ka ndodhur me Belginin nuk është një rast i izoluar apo që ndodh rrallë ne mesin tonë por është një plagë që duhet të e shërojmë si shoqëri, e një thirrje për ndërgjegje.
“Belgin Jashari, nje djale i mrekullueshem nga Fushe Kosova. Futbollist, plot energji e pasion, dhe nje nga personazhet me frymezues te dokumentarit “Endrra drejt lavdise”, qenka sulmuar FIZIKISHT nga nje prind! Jo per ndonje arsye tjeter, por vetem sepse vjen nga nje prej tri komuniteteve me te margjinalizuara ne vendin tone. Varferia ne mesin e tyre nuk njeh kufij. Me besomni! Por as guximi dhe shpirti i tyre. Si gazetare e terrenit, prej vitesh i kam ndjekur dhe perjtuar jeten e perditshme te ashkalinjteve, romeve dhe egjiptianeve. Kam pare dhe prekur nga afer varferine e tyre extreme, dhimbjen, semundjen dhe endrrat e tyre mbi te gjitha…luften e perditshme per dinjitet dhe jete. Kjo qe paska ndodhur me Belginin, NUK eshte nje rast i izoluar. NUK eshte incident qe rralle ndodh ne mesin tone. Eshte nje plage qe duhet ta sherojme si shoqeri. Eshte nje thirrje per ndergjegje. Askush nuk lind me urrejtje. Dashnia, pranimi dhe dinjiteti do te duhej te ishin mjetet tona per ndryshim”, ka shkruar gazetarja Osmani.
Ndryshe për sulmin nga Belgin Jasharit ka reaguar edhe Rrjeti i OJQ-ve për Avancimin e të Drejtave të Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian dhe Luftimin e Diskriminimit Etnik.
Në deklaratën publike, Rrjeti dënon ashpër këtë akt të papranueshëm dhe kërkon reagim të menjëhershëm nga ana e Lidhjes Rajonale të Futbollit të Prishtinës dhe nga të gjitha organet kompetente që kanë për detyrë garantimin e sigurisë dhe barazisë në sport./Gazeta Infokus/
Më poshtë mund të gjeni postimin e saj të plotë:

T� tjera
-
Edi Rama emëron këshilltare për media ish-kandidaten për deputete të VV’së
Kryeministri Edi Rama ia ka besuar këshillimin për çështjet e media një zonjë...
-
Ky është 46-vjeçari nga Gjonaj i Hasit që humbi jetën në aksidentin tragjik në Shqipëri
Është identifikuar 46-vjeçari nga Kosova që humbi jetën në aksidentin e rëndë...
-
“Keni dështu”, mesazhe të ndryshme vendosen para Qeverisë, në protestën kundër Kurtit
Një grup qytetarësh janë mbledhur sot në sheshin “Skënderbeu” para Qeverisë s...
-
“Albin Out”, nis protesta e disa të rinjve ku kërkohet dorëheqja e Kurtit
Disa qytetarë janë mbledhur para Qeverisë së Kosovës për të protestuar kundër...
-
Raportohet se babai me të bijën trmuajshe janë gjetur të vdekur në Demiraj të Gjilanit, Policia po shkon në vendngjarje
Një burrë dhe një foshnje rreth tremuajshe raportohet se janë gjetur të vdeku...
-
Ditëlindja e Zahir Pajazitit, Haradinaj: Ishte brezi i parë i UÇK-së
Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së ish-komandantit të UÇK-së, Zahir Pajazit...
-
Publikohet një tjetër letër e Arlinda Zekajt, i lutet gjykatësit për caktimin e urdhrit mbrojtës
Një tjetër letër e Arlinda Zekajt drejtuar institucioneve të vendit, është pu...
-
Hoti: Qeveria shkel ligjin, nuk e miraton brenda afatit buxhetin për vitin e ardhshëm
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë Kurti se ka ...
-
“Për ju është rutinë, për mua është jetë” -Natyra Kuçi publikon letrën prekëse të Arlinda Zekajt drejtuar Migjen Kastratit
Natyra Kuçi ka publikuar një letër të Arlinda Sylaj Zekajt, gruas që u vra më...
-
Protestat për Arlinda Zekajn, RrGGK dënon fushatën denigruese ndaj aktivistes Molliqaj
Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës ka reaguar duke e dënuar ashpër, siç ka th...
-
Protestat në Tiranë: Prangosen gjashtë persona, dy të tjerë në kërkim
Policia e Shqipërisë ka njoftuar se ka arrestuar gjashtë persona, nën dyshime...
-
Protestat në Tiranë, Rama përsërit ftesën për dialog
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka rikthyer ftesën e tij për dialog me st...

































