Disa fjalë për shtrenjtimin e rrymës
Autori: Gazeta inFokus
09:57 | 21 April 2025
Shtrenjtimi i rrymës nuk është lajm që gëzon askënd. Sidomos jo në një kohë kur shumë familje mezi po ia dalin me e përballu jetesën e përditshme.
E kuptoj plotësisht shqetësimin. Sepse është i drejtë, i natyrshëm dhe real.
Por fatkeqësisht, ky shtrenjtim ka gjasa që është i pashmangshëm. Jo pse dikush po dëshiron ta rëndojë qytetarin – por sepse për shumë vite me radhë nuk është bërë asgjë për ta forcuar sistemin tonë energjetik.
Politikanët ndër vite nuk kanë pasur vizion që të investojnë në prodhimin e rrymës nga çymyri – burimi që ne e kemi me bollek. Kemi mbetur me kapacitete të vjetruara, të pafuqishme, e ndërkohë jemi bërë gjithnjë e më të varur nga importi.
Për më keq, sistemi është keqpërdorur rëndë. Që nga paslufta, janë krijuar përfitime të paligjshme për struktura të caktuara – në kurriz të qytetarëve të zakonshëm.
E sot, faturën po e paguan masa.
Kosova e ka pasur rrymën më të lirë në gjithë Evropën.
Por një pjesë të madhe të rrymës që konsumojmë sot, jemi të detyruar ta importojmë.
Dhe këtu është problemi kryesor: Rryma që blihet nga jashtë, blihet me çmimin që e përcakton bursa ndërkombëtare – jo ne.
Aty nuk ka kompromis, as mirëkuptim.
Çmimi është ai që është. Rritet pa paralajmërim dhe bie shumë rrallë. Dhe sa më shumë që jemi të varur nga importi, aq më shumë e paguajmë faturën që nuk e kemi në dorë.
Për ta bërë situatën edhe më të rëndë – ne jemi ndoshta shteti që ngrohet më së shumti me rrymë. Të tjerët kanë alternativa: ngrohje qendrore, gaz, biomasë. Ne – pothuajse vetëm rrymë.
Pse?
Sepse politikanët tanë të padijshëm dhe primitivë nuk e kanë pasur as vizionin, as dijen për të ndërtuar sisteme alternative të ngrohjes. Asnjë plan afatgjatë, asnjë investim serioz në këtë drejtim.
Prandaj, rritja e çmimit të rrymës, për fat të keq, lidhet drejtpërdrejt me çmimin e bursës. Dhe derisa nuk investojmë seriozisht në prodhim të brendshëm dhe forma tjera të ngrohjes – kjo situatë do të na ndjekë çdo vit.
Nuk është lehtë me u përballë me këtë realitet. Por udhëheqja nuk ka vetëm detyrën me ia bë qejfin popullit – ka edhe obligimin me i tregu të vërtetën dhe me gjet zgjidhje që janë të qëndrueshme, jo vetëm të lehta për momentin.
Na duhet ta forcojmë prodhimin vendor. Na duhet t’i kthehemi seriozisht edhe burimeve të ripërtërishme.
Na duhet drejtim që nuk mendon vetëm për sot – por edhe për nesër.
Kjo nuk është kohë për premtime të bukura. Është kohë për vendime të mençura. Sepse vetëm përmes tyre mund t’ia dalim – bashkë me popullin, jo kundër tij.
I kuptoj edhe ata që protestojnë.
E kuptoj thellë çdo familje që sot nuk po ia del. Çdo nënë, çdo pensionist, çdo të ri që nuk po gjen rrugë. Dhe pikërisht për ta, zgjidhja duhet të jetë reale – jo populliste.
Zgjidhja qëndron në dy drejtime:
Së pari, duhet të gjejmë forma për të subvencionuar shtresat më të varfra. Kjo mund të bëhet përmes skemave të mbështetjes për familjet me të ardhura të ulëta, duke përfshirë subvencione për konsum të energjisë dhe investime në pajisje efikase energjetike.
Së dyti, është e nevojshme të rishikojmë politikat tatimore. Sistemi aktual favorizon ata që gjenerojnë fitim të lartë. Duhet të aplikojmë një tatim të përshkallëzuar, ku sa më shumë të krijohet fitim, aq më shumë të rritet edhe tatimi.
Tatimi aktual prej 10% në fitim, përsëris, është favorizues për ata me të ardhura të larta.
Duhet të kthehet edhe tatimi në dividendë.
Të ardhurat e gjeneruara nga rritja e tatimeve nga kompanitë që përfitojnë shumë mund të investohen në kapacitete për prodhimin e energjisë dhe në subvencionimin e shtresave të varfra.

T� tjera
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...































