Lajme

Gani Geci: LDK-ja duhet t’i tregojë LVV-së se nuk di të qeverisë – Të zbatohet programi ynë

Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 07 Prill 2025

Ish-deputeti dhe veprimtari i hershëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gani Geci, ka reaguar pas ftesës që kreministri në detyrë, Albin Kurti, i ka dërguar kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për një takim konsultativ rreth krijimit të qeverisë së re, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në Facebook, Geci ka kërkuar që LDK të marrë një qasje të qartë dhe të vendosur në raport me LVV-në, duke theksuar se programi i LDK-së është më i miri dhe duhet të jetë bazë për çdo bashkëqeverisje të mundshme.

“LDK-ja duhet t’i tregojë LVV-së se nuk di të qeverisë, nuk di të bëjë program dhe nuk di të ndërtojë ura me ndërkombëtarët apo me shqiptarët,” ka shkruar Geci.

-Advertisement-

Ai shtoi se LDK-ja duhet të insistojë që programi i saj parazgjedhor të inkorporohet në tërësi në një marrëveshje të mundshme qeverisëse.

“Të rritet koeficienti në 150 euro që në javën e parë dhe të zbatohet në tërësi programi i LDK-së – pastaj mund të flitet për ndarje të pushtetit,” ka përfunduar ai.

Deklaratat e Gecit vijnë në një kohë kur pritet intensifikimi i takimeve ndërpartiake për formimin e qeverisë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy