Reagime të ashpra në Kosovë për largimin e simboleve shtetërore nga Kongresi i UEFA-s
Autori: Gazeta inFokus
13:34 | 04 April 2025
Edhe pse Federata e Futbollit të Kosovës përmes një komunikate zyrtare bëri të ditur se simbolet e Kosovës nuk janë larguar në Kongresin e UEFA-s që u mbaj të enjten në Beograd, duket se një veprim i tillë i turpshëm është bërë nga ana e Federatës së Futbollit të Serbisë, kjo pasi tashmë në Kosovë ka pasur reagim të ashpër ndaj kësaj çështje si nga Minsitria e Sportit por edhe nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
Të dy këto shtëpi sportive kanë kërkuar sqarime nga UEFA rreth asaj se çfarë ka ndodhur në kongres, por shtëpia më e madhe e futbollit evropian ende nuk ka bërë ndonjë reagim për këtë situatë.
Gjithsesi, në Kosovë nuk është pritur aspak mirë ajo që ndodhi në Beograd dhe po bëhet thirrje që në raste të tilla drejtuesit e FFK-s të jenë më vigjilent dhe të dalin në mbrojtje të simboleve shtetërore.
Trajneri i futbollit Tahir Batatina ka thënë për KosovaPress se kjo çështje duhet të adresohet në FIFA de UEFA, duke shtuar se shtetit serb duhet përgjigjur me të njëjtën monedhë kur të kemi ndonjë organizim të tillë nga UEFA në Kosovë.
Lexo po ashtuGrapeland-KEK u, sonte përballja e parë finale për inkuadrim në Superligë“Në këto momente duhet të jemi të kujdesshëm sepse simbolet tona janë të shenjta dhe duhet të reflektojmë në mënyrën më të mirë të mundshme që mos të cënohen të drejtat tona, sidomos flamuri ynë shtetëror…Për ne është me rëndësi që delegacioni ynë e ka mbajtur takimin, pastaj ne duhet që këtë çështje ta adresojmë në organet më të larta në FIFA dhe UEFA e të mos qëndrojmë duarkryq sepse ka ndodhur në Serbi por nuk guxon të ndodh në ndonjë vend tjetër. Por, e kemi rastin që në momentin që mbahet një kongres në Kosovës i tillë edhe ne do të thotë nëse vie delegacioni i Serbisë edhe ne do t’ia largojmë flamurin dhe t’i tregojmë që nëse ju largoni flamurin tonë edhe ne e largojmë flamurin tuaj, por jo të bëjmë veprime të tjera që nuk janë të hijshme në sytë e Bashkimit Evropian e sidomos të FIFA-s dhe UEFA-s”, ka thënë Batatina.
Ndërsa, gazetari Arlind Sadiku është i bindur se FFK nuk tregoi të vërtetën në komunikatën e lëshuar. Sipas tij, pamjet me video gjatë kongresit kanë treguar qartë se simbolet e Kosovës nuk ishin të pranishme gjatë punimeve të kongresit të UEFA-s. Ai shton se pa qentë të pranishme simbolet e Kosovës aty, delegacioni i federatës nuk është dashur të qëndrojë fare në kongres.
“Të paktën është dashur që të bëhet një reagim, nëse vendos të qëndrosh në kongres pa flamurin e Kosovës dhe të jepet mundësia nga presidenti Ceferin që në pikën e fundit të rendit të ditës tek të tjerat të ngritët ndonjë çështje apo të bëhet ndonjë pyetje se kushdo prej delegatëve ka dëshira ta ngrisë, aty është dashur të bëhet një protestë pse u largua flamuri i Kosovës dhe i vetmi shtet që u trajtua ndryshe nga të gjitha shtete tjera pjesëmarrëse në kongres ishte Kosova sepse të gjithë tjerët patën simbolet e tyre dhe nuk e di çfarë ka më të rëndësishëm se sa flamuri. Nëse tërhiqet flamuri nga kongresi atëherë mendoj se fare nuk duhet të jesh prezent në atë kongres”, ka theksuar Sadiku.
Tutje, Sadiku thotë se Federata e Futbollit të Kosovës duhet që pas këtij incidenti, çështjen ta adresojë në UEFA.
“Në reagimin që bëri federata theksoi një notë proteste ndaj Federatës së Serbisë për reagimin e tyte, për qasjen e tyre, por unë mendoj që këtu duhet të jetë notë proteste ndaj UEFA-s sepse nuk është Federata e Futbollit të Serbisë organizatore e kongresit, është UEFA organizatore, pavarësisht se ka vendosur ta bëj në Beograd, kështu që është dashur të ngritet në kongres për të bërë notë proteste, atu ku e ka pasur mundësinë para delegatëve të gjithë Evropës për të folur dhe normalisht që kur nuk shfrytëzon atë mundësi duhet tani patjetër që të bëjë notë proteste ndaj UEFA-s dhe ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë”, ka thënë Sadiku.
“KOK kërkon sqarime nga organizatori i Kongresit, në këtë rast UEFA, për heqjen dhe djegien e flamurit, e njëkohësisht kërkojmë marrjen e masave të mikpritësit tëkëtij Kongresi, i cili sipas pamjeve të publikuara edhe gjatë punimeve të Kongresit u përfshi në aktet e heqjes së flamurit”, thuhet në reagimin e KOK-ut

T� tjera
-
Bajrami: Qeveria po i rehaton familjarët dhe të afërmit në ambasada
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë për emërime të fam...
-
Rama përsëri i ngacmon VV’në me punët në kryeqytet: Fillimisht renderi, bageri dhe tash projekti
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka postuar disa fotografi për siç thotë...
-
Për një javë 18 raste të reja me fruth, nga prilli gjithsej 242 raste
Nga prilli, numri i mostrave për të konfirmuar fruthin janë shtuar në Institu...
-
Arrestohet një i mitur për kërcënimin terrorist ndaj muzeut në Moskë
Autoritetet ruse kanë arrestuar një të mitur në lidhje me një kërcënim të dys...
-
Nëntori sjell të ftohtin në Kosovë, IHMK paralajmëron shi e borë
Nëntori ka nisur me rënie të temperaturave në Kosovë, ndërsa ditët e para të ...
-
Rasti në fshatin Demiraj, kryetari i Gjilanit u bën thirrje organeve të drejtësisë
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka shprehur ngushëllime për familjarët e d...
-
Avokati Lushaku propozon që gjyqtarët, prokurorët, policët dhe avokatët të kalojnë dy javë në paraburgim para marrjes së detyrës
Avokati Shpend Lushaku ka propozuar që personat që ushtrojnë funksionet e gjy...
-
Tragjedia në Demiraj të Gjilanit ku u gjetën të vdekur babë e bijë, çka dihet deri më tani?
Dy persona, një 27-vjeçar dhe vajza e tij tre muajshe, janë gjetur të vdekur ...
-
Blakaj: Mbrojtja e katërshes së UÇK-së në Hagë ka nevojë për mbështetje më të madhe financiare
Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare ka shprehur paqartësi lidhur...
-
Hiqet konstruksioni pa leje në rrugën “Rexhep Luci”, Rama: Prishtina punon edhe të dielave
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se është larguar një k...
-
Ish-këshilltari i Konjufcës lajmërohet nga Gjermania: Ju shkruaj nga një Baushtellë, në Kosovë s’ka asnjë perspektivë
Drilon Gashi, ish-këshilltar i Glauk Konjufcës për një periudhë kur tani mini...
-
Pamje të rralla në bjeshkët e Vrellës, banorët takojnë një ari mes borës dhe mjegullës
Një ari është parë sot në bjeshkët e fshatit Vrellë, ku disa banorë kanë hasu...


































