PDK: Kosova ka nevojë për institucione të reja sa më parë
Autori: Gazeta inFokus
16:09 | 02 Prill 2025
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) mbajti sot mbledhjen e rregullt të Kryesisë, ku u diskutua për zhvillimet politike pas zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe për hapat e ardhshëm në prag të konstituimit të Kuvendit, të caktuar për 15 prill nga Presidentja e Republikës.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, informoi anëtarët e Kryesisë për komunikimet që ka zhvilluar me partitë parlamentare, përjashtuar subjektet në pushtet – Vetëvendosjen, Guxo-n dhe Alternativën.
Ai theksoi se nëse subjekti fitues i zgjedhjeve nuk arrin të formojë shumicën, atëherë PDK-ja është e gatshme të marrë përgjegjësinë për ndërtimin e Qeverisë së re, me Bedri Hamzën si kandidat për Kryeministër.
“PDK-ja do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe vlerat demokratike. Nuk do të ndërmarrim asnjë veprim që do të bllokonte apo pengonte funksionimin institucional gjatë seancës konstituive,” deklaroi Krasniqi.
Ai gjithashtu theksoi prioritetet e partisë për zhvillimin ekonomik, forcimin e marrëdhënieve me partnerët strategjikë dhe avancimin e integrimit euroatlantik.
Nga ana e tij, Bedri Hamza, si kandidat për postin e Kryeministrit, rikonfirmoi angazhimin për një qeverisje që do të sjellë zhvillim dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Në përfundim të mbledhjes, PDK theksoi rëndësinë e krijimit të shpejtë të institucioneve të reja, për të adresuar sfidat me të cilat përballen qytetarët dhe për të ecur përpara në agjendën shtetërore.
Në njoftimin e partisë thuhet se para mbledhjes së Kryesisë, kryetari Krasniqi ka zhvilluar një drekë pune me të gjithë deputetët e zgjedhur të PDK-së, ku janë diskutuar përgatitjet dhe qëndrimet e grupit parlamentar në lidhje me seancën e 15 prillit dhe hapat e ardhshëm politikë.
“Para mbledhjes së Kryesisë, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar sot të gjithë deputetët e zgjedhur të PDK-së në një drekë pune. Gjatë takimit, ata kanë diskutuar në mënyrë të detajuar për përgatitjet dhe qëndrimet e partisë në lidhje me seancën konstituive të 15 prillit, duke u fokusuar në hapat e ardhshëm dhe prioritetet e grupit parlamentar”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

T� tjera
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...































