Lajme

Ymeri: Trysnia duhet të bëhet ndaj VV-së për krijimin e institucioneve

Autori: Gazeta inFokus 09:56 | 01 April 2025

Analisti Visar Ymeri ka theksuar se përgjegjësia kryesore për formimin e qeverisë së re bie mbi Lëvizjen Vetëvendosje, si partia fituese dhe aktualisht në pushtet, shkruan Gazeta Infokus.

I ftuar në emisionin “Debat Plus”, Ymeri u shpreh se Vetëvendosje duhet të jetë më e qartë në qëndrimet e saj dhe të sqarojë hapat që synon të ndërmarrë në këtë fazë të tranzicionit politik.

“Presioni kryesor duhet të drejtohet ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, sepse si partia më e madhe në Kuvend dhe duke qenë ende në pushtet, është dashur të jetë më e qartë për planet e saj. Një çështje tjetër është nëse ka apo jo numrat për të formuar institucionet, por transparenca në qëndrime është thelbësore”, u shpreh Ymeri.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy