Lajme

Erion Veliaj kërkon kthimin e celularit të sekuestruar, mbahet sot seanca në GJKKO

Autori: Gazeta inFokus 09:36 | 04 Mars 2025

Gjyqtari i Posaçëm, Erion Bani, do të shqyrtojë sot një kërkesë të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për kthimin e një aparati telefonik celular.

Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se pajisja elektronike i është sekuestruar Veliajt nga agjentët e BKH në momentin e arrestimit, por kryebashkiaku pretendon se veprimi është i paligjshëm.

Seanca në Gjykatën e Posaçme pritet të nisë në oren 09:00 të mëngjesit të sotëm.

-Advertisement-

Kujtojmë se kryebashkiaku Veliaj u arrestua me urdhër të SPAK për disa akuza si shpërdorim detyre, korrupsion aktiv, korrupsion pasiv, mosdeklarim i pasurisë dhe pastrim parash.

Po ashtu fillimisht për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxën u vendos masa e ‘arrestit në shtëpi’, por më pas GJKKO vendosi që kjo masë të lehtësohej në ‘detyrim paraqitje’.

Kujtojmë se Veliaj është shprehur se është i pafajshëm dhe arrestimi i tij është i paligjshëm, me qëllim për ta goditur politikisht.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy