Paqja do i rikthejë familjen, shqiptaro-palestinezi: Më ka marrë malli për përqafimin e nënës
Autori: Gazeta inFokus 21:07 | 18 January 2025
Ahmed Jaber nga nëna është shqiptar, ndërsa nga babai palestinez.
Që prej nisjes së luftës në Gaza, komunikimi me familjarët e tij ka qenë vetëm përmes telefonit. Humbja e vëllait nga bombardimet teksa dilte nga shtëpia për të blerë ilaçe për të atin e sëmurë, ishte një dhimbje e madhe, të cilën ai e kaloi i vetëm.
Arritja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, është një lajm shprese për Ahmedin, i cili do tu bashkohet menjëherë familjarëve në Gaza.
“Kemi humbur shumë nga ana civile por kjo prapë për ne është fitore. Kam mamin, babin dhe vëllanë. E kemi humbur një vëlla. Lajmi më i mirë do jetë bashkimi jonë në Gaza dhe ishalla të rregullojmë shtëpinë tonë”.
“Sa të futet armëpushimi dhe të hapet kufiri ishalla do jem nga personat e parë që do futem në Gaza se me të vërtet më ka marrë shumë malli edhe më mungon një përqafim nga mami se kam kaluar shumë strese, ankth dhe vetëm përqafimi mamit mund të më nxjerrë nga kjo situatë”, tha Ahmed Jaber, për TopChannel.
Ahmedi tregon se vështirësitë për familjen e tij kanë qenë të mëdha gjatë këtyre 15 muajve që ka zgjatur lufta në Gaza dhe se shpeshherë nuk ka mundur të flasë me ta për ditë të tëra, pa ditur nëse ishin ende gjallë.
“Janë në veri, kanë kaluar shumë kushte të rënda, kanë qenë të izoluar në një dhomë të vogël për gati 90 ditë. Nuk kishin internet, ushqim hanin vetëm një herë në ditë që mos t’iu mbaronte”, tha Jaber.
Tanimë Ahmedi është shpresëplot për të rindërtuar shkatërrimet e lëna pas nga lufta.
“Duhet të kthehemi në Gaza. Gaza ka nevojë për ne. Duhet të kthehemi të gjithë, Gaza është shkatërruar, ta rregullojmë, ta kthejmë më bukur seç ishte”, tha Ahmed Jaber./TopChannel
Të tjera
-
Shiti armën me të cilën u vrạ Liridona Ademaj, Tomë Dodaj dënohet me pesë vite burgim
Sot po mbahet seanca fillestare e rastit të vrasjes së Liridona Ademajt, pasi...
-
Pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë në zgjedhjet e landit të Hamburgut, Ajeti: Historike!
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka thënë se në qytetin e Hambu...
-
KMShK mori vendim për 11 ankesa
Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) në mbledhjen e rregullt ka ...
-
Jeta Rafuna: LDK po ringritet fuqishëm, ashtu si në kohën e Presidentit Rugova
Jeta Rafuna, kandidatja për deputete me numrin 45 nga Lidhja Demokratike e Ko...
-
Naim Murseli deklarohet i pafajshëm për vrasjen e Liridona Ademaj
Naim Murseli i dyshuari kryesor për porositjen e vrasjes së Liridona Ademajt ...
-
31 vjeçarja denoncon vjehrrin për ngạcmim sẹksụal
Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se një grua 31-vjeçare ...
-
Haradinaj: Për shkak të Kurtit dy mijë punëtorë në Gjakovë e kanë humbë vendin e punës
Ramush Haradinaj, kandidati i AAK-së për kryeministër, ka thënë se Qeveria Ku...
-
Avokati i Kushtrim Kokallës dënohet për herë të dytë nga gjykata me 500 euro për prishje të rendit
Avokati i të pandehurit Kushtrim Kokalla, Ndrec Dodaj, është gjobitur për her...
-
Tension në gjykimin kundër Naim Murselit për vràsjen e Liridona Ademaj, avokati përsëri ankohet se nuk po i hapen CD-të e prokurorisë
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot është duke u mbajtur seanca fillestare...
-
“Me i ardhë Radojiçiqi e pranojnë me zemër” PZAP-i dënon LVV-në për gjuhë të urrejtjes në tubimin në Skënderaj
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka gjobitur sërish Lëvizjen Vetë...
-
Shikohen në Gjykatë pamjet nga vendi ku kishin darkuar Liridona e Naimi pak para vrạsjes
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca fillestare në gjykimin pë...
-
Momenti kur gjykata e liron Andi Pajazitin pë vràsjen në Bon Vivant, e dënon vetëm me dy vite burgim për ármëmbajtje pa leje
Gjykata Themelore e Prishtinës sot e ka e ka liruar Andi Pajazitin nga akuza ...