Belgjika e shkarkon përzgjedhësin, Domenico Tedesco
Autori: Gazeta inFokus
16:29 | 17 January 2025
Belgjika ka shkarkuar trajnerin Domenico Tedesco (39) pas një sërë rezultatesh zhgënjyese në muajt e fundit.
Vendimi ishte pritur gjerësisht prej javësh, sidomos pas mungesës së Tedesco-s në shortin e kualifikueseve për Kupën e Botës 2026 në dhjetor. Ai u njoftua zyrtarisht gjatë një takimi të Federatës Belge të Futbollit të premten, raportojnë mediat.
Tedesco, i cili kishte kontratë deri në vitin 2026, largohet pasi Belgjika dështoi në Kampionatin Evropian të vitit të kaluar duke u eliminuar në fazën e 1/8-ave dhe më pas përfundoi e treta në grupin e saj të Ligës së Kombeve në gjysmën e dytë të vitit 2024, duke fituar vetëm një nga gjashtë ndeshjet.
Pozita e tij u bë e paqëndrueshme pasi Belgjika humbi ndaj Izraelit në një ndeshje në terren neutral në Hungari, në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve në nëntor.
Mandati i Tedesco-s nisi me premtime, pa asnjë humbje në 13 ndeshjet e para në krye të ekipit, pasi ai mori drejtimin nga Roberto Martinez pas Kupës së Botës 2022 në Katar.
Megjithatë, ai tashmë kishte pasur një përplasje me Thibaut Courtois, i cili refuzoi të luante për ekipin kombëtar për sa kohë që trajneri 39-vjeçar italiano-gjerman ishte në krye të Belgjikës.
Në 10 ndeshjet e fundit nën drejtimin e tij që nga qershori, Belgjika arriti vetëm dy fitore, duke u stërmunduar në fazën e grupeve në EURO 2024 dhe duke performuar dobët në Ligën e Kombeve.
Mediat belge kanë spekuluar në ditët e fundit për një pasues të mundshëm, përfshirë një rikthim të mundshëm të Thierry Henry, i cili ka shërbyer si asistent i Martinez-it për një periudhë.

T� tjera
-
Kusari-Lila: Nëse nuk ulen çmimet e derivateve, do ta rikthejmë çmimin tavan
Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka paralajmëruar se nëse rënia e çm...
-
Një punëtor i “Raiffeisen” qaset pa autorizim në llogarinë e Përparim Ramës, ia shpërndan gjendjen dhe transaksionet bankare
Të dhënat e gjendjes bankare dhe transaksionet e kryetarit të Prishtinës, Për...
-
AGK: Raporti i BE-së konfirmon presionet e Qeverisë ndaj mediave, Kurti kritikohet për gjuhën ndaj gazetarëve
Asociacioni i Gazetarëve, ka reaguar lidhur me raportin e Komisioni Evropian,...
-
Lirohet Behar Preniqi pas më shumë se një viti në burgun e Serbisë
Pas më shumë se një viti në burgun e Serbisë, Behar Preniqi është liruar, duk...
-
Konjufca pret homologun zviceran, pas takimit do të ketë konferencë për media
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, G...
-
Rehatohet edhe një tjetër familjare: Motra e ish kanidatit të GUXO-s merr post në diplomaci
Fitore Mehmeti, motra e Festim Mehmetit, kandidat i partisë Guxo në zgjedhjet...
-
Kusari-Lila i kundërpërgjigjet Tahirit për nepotizëm: Nëse keni akuza, thuajini me emra
Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, i është kundërpërgjigjur shefit të ...
-
Zemaj: Raporti i Progresit e rrëzon propagandën e Qeverisë për sukseset në shëndetësi
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, në Kuvendin e Kosovës ka folur për gjendjen ...
-
“Drejtësi për Astritin”, Tahiri kërkon përgjegjësi edhe nga pushteti: Mos e politizoni
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, në seancën e Kuvendit të Kosovës, në shën...
-
Presidentja takon kryediplomatin zviceran, vlerësohet bilanci i mirë tregtar ndërmjet dy vendeve
Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ministrin ...
-
“Ju ka vdekë gruaja në duar” – Lushaku-Sadriu e LDK-së e ashpër me ministrat e Kurtit, kërkon përgjegjësi…
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Jehona Lushaku-Sadriu, ka kërkuar ...
-
Lushaku-Sadriu: Raporti i Progresit sivjet, më i dobëti në histori për kah rezultatet
Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, e ka cilësuar R...