Supercopa de Barcelona
Autori: Gazeta inFokus
22:31 | 12 January 2025
Barcelona ka fituar superkupën e Spanjës duke e deklasuar Real Madridin me rezultat 2-5. Ishte një El Clasico spektakël që katalunasit e fituan me stil, edhe pse nga minuta e 60 luajtën me një lojtar më pak pasi që Wojciech Szczesny u ndëshkua me të kuq. Mbappe (5’) dhe Rodrygo (60’) shënuan golat për Realin kurse për Barcelonën shënuan: Yamal (22’), Lewandowski (36’), Raphinha (39’, 48’) dhe Balde (45+10’)
Barcelona e ka fituar trofeun e parë në vitin 2025 duke e mposhtur Real Madridin me stil në ndeshjen që u zhvillua në Jedah të Arabisë Saudite.
Blaugrana treguan një lojë solide dhe ishin një kockë e fortë për Los Blancos edhe pse luajtën me 10 futbollistë pasi që Wojciech Szczesny u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 60-të.
Barcelona e filloi shumë më mirë ndeshjen ku qysh në minutën e dytë Lamine Yamal bëri një goditje por portieri i Real Madridit e pret atë.
Dy minuta më vonë po mos të ishte Thibaut Courtois Barcelona do ta shënonte gol por portieri belg i Realit bëri një pritje fantastike.
Nga ky rast, Reali përfitoi shumë mirë pasi që doli në një kundërsulm të shpejt. Mbappe kaloi shumë mirë përmes tërë mbrojtjes së Barcelonës për të shënuar një gol të bukur në minutën e pestë të ndeshjes.
Barcelona tentoi që ta barazoi rezultatin në minutën e nëntë. Alejandro Balde bëri një pasim të shkëlqyer drejt Raphinha, por goditja e tij nga brenda zonës shkon shumë pranë shtyllës së djathtë së Courtois.
Por, nëse jo në këtë rast, Barcelona arrin që të barazoi në minutën e 22-të. Një kombinim i shkëlqyer mes Lamine Yamal dhe Robert Lewandowski i jep këtij të parit t një shans të qartë për gol nga skaji i zonës. Ai nuk zhgënjeu dhe e dërgoi topin në këndin e poshtëm të djathtë të portës për rezultat 1:1.
Minuta e 24-të shënoi një rast për Real Madridin. Aurelien Tchouameni bëri një shpëutje të mirë dhe arriti që ta godas topin me kokë duke e dërguar në skajin e djathtë të portës por portieri e pret atë në mënyrë të mrekullueshme.
Barcelona do ta fitonte një penallti në minutën e 33-të kur Gavi depërtoi në zonë dhe Camavinga bëri një ndërhyrje në të. Fillimisht gjyqtari i ndeshjes Jesus Manzano nuk e ndërpreu lojën por pasi rishikoi rastin në VAR ndërroi mendim dhe dha penallti për Barcelonën, të cilën në gol e shndërroi Robert Lewandowski në minutën e 36-të të ndeshjes.
Barcelona do të arrinte të goli i tretë në minutën e 39-të. Raphinha u hodh mbi mbrojtjen e Real Madridit për ta kapur një kros nga Jules Kounde, duke shënuar një gol të bukur me kokë pasi dërgoi topin në këndin e majtë të portës.
Minuta e 7 shtesë e pjesës së parë mund të kishte sjell një gol nga Balde por topin e tij e priti Thibaut Courtois.
Por tre minuta më vonë Balde nuk do të dështonte për të shënuar. Ai mori një top të mirë nga Raphina dhe shënoi për 1-4 duke e dërguar Barcelonën në zhveshtore të pjesës së parë me një epërsi solide.
Pjesa e dytë filloi fuqishëm dhe me plot dinamizëm nga të dyja skuadrat.
Në minutën e 48-të Rodrygo goditi me vole por ishte i pafat pasi që topi goditi vetëm shtyllën e majtë të portës së Barcelonës.
Në të njëjtën minuta Barcelona del në një kundërsulm të shpejt ku Casado bën një pasim fenomenal për Raphinhan që e qet atë ballë për ballë portierit dhe ai shënon për rezultat 1-5 të ndeshjes.
Real Madrid u mendua që do të kthehet në lojë kur portieri i Barcelonës Wojciech Szczesny bëri një ndërhyrje të ashpër në Mbappen. Gjyqtari Jesus Manzano njëherë nuk e referoi këtë ndërhyrje por pasi që e shikoi ndërnhyrjen në VAR e përjashtoi me të kuq portierin polak.
Real Madrid arriti që të shënojë golin e tij të fundit në këtë ndeshje në minutën e 60-të të ndeshjes ku Rodrygo shënoi një gol të bukur nga goditja e lirë.
Por, pas këtij goli Real Madridi nuk pati më shansa për shënim deri në minutën e gjashtë të ndeshjes kur Kylian Mbappe ishte afër për ta shënuar golin e tretë, por që do të ishte vetëm për statistikë pasi që Barcelona tashmë e kishte fituar ndeshjen dhe me këtë edhe trofeun e parë për këtë sezon.

T� tjera
-
BE: Dhu*na ndaj grave mbetet e përhapur në Kosovë, duhet mbështetje efektive dhe adekuate për viktimat
Dhuna me bazë gjinore mbetet e përhapur në Kosovë, vlerëson Bashkimi Europian...
-
Raporti i Komisionit Evropian: Kosova me një mal ngecjesh, rezultatet kundër korrupsionit të lartë në rënie
Në korrupsionin e nivelit të lartë, vendime përfundimtare pati vetëm në tetë ...
-
Raporti i BE-së: Kosova s’ka shënuar progres në fushën e kontrollit financiar, rekomandimet e vitit të kaluar s’u adresuan
Kosova nuk ka shënuar ndonjë progres në fushën e kontrollit financiar, thotë ...
-
Albulena Haxhiu viziton familjen e Arlinda Zekajt
Kryetarja e Parlamentit, Albulena Haxhiu ka vizituar sot familjen e Arlinda Z...
-
U.d. i kryeprokurorit të Speciales: Aksioni kundër narkotikëve u konkretizua brenda një afati rekord
Prokuroria Speciale e Kosovës bashkë me Policinë e Kosovës dhe AKI-në kanë re...
-
Prokuroria dhe Policia japin detaje për operacionin e sekuestrimit të heroinës në bashkëpunim me AKI-në
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë organi...
-
Raporti për Shqipërinë, Kos: Tirana ka shënuar përparim në reformat kyçe, synim mbyllja e negociatave më 2027
Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, u shpreh në Parlamentin Evropian se Shqi...
-
Parregullsitë në vendin e punës, ndalen punimet në një objekt në Kllokot
Inspektorati Qendror i Punës, gjatë inspektimeve në terren në komunën e Kllok...
-
BE vërejtje Kosovës në Raport pë sistemin e drejtësisë, përmedet Ligji për Specialen dhe ai për KPK-në
Komisioni Evropian ka publikuar sot Raportin për Kosovën ku vlerëson se Kosov...
-
Të enjten 6 vjetori i arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së, OVL mban aktivitet para zyrës së BE-së
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Gazmend Syla gja...
-
Shqiptari humb jetën në vendin e punës në Itali, i ra dera metalike në kokë
Një 61-vjeçar me origjinë shqiptare, i identifikuar si Bashkim Rushani , ka h...
-
Macron uron presidenten Shiroka Pula, kërkon përparim në dialogun Kosovë-Serbi
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë letër urimi nga preside...
































