Rozë

Elton Ilirjani jep lajmin: Pak orë na ndajnë nga takimi i Parashqevisë me të birin

Autori: Gazeta inFokus 12:36 | 02 January 2025

Elton Ilirjani me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se edhe pak orë na ndajnë nga takimi i shumëpritur i këngëtares Parashqevi Simaku me djalin e saj, Lukën.

Ilirjani thotë se Parashqevi Simaku do e takojë djalin e saj pas 15 vitesh.

Biznesmeni shprehet se edhe 44 orë e ndajnë Parashqevinë nga takimi me djalin e saj.

-Advertisement-

‘Gëzuar 2025! Kjo flutur me emrin Parashqevi erdhi në jetën time me magjinë e saj! Erdhi dhe kishte një kërkesë: Të takojë djalin e saj pas 15 vitesh! Edhe 44 orë na ndajnë nga takimi me Lukën! Padurim, ankth, kapriço prej Dive, izolim në dhomë, deri sa të bëhet fakt për fluturën tonë! E kuptueshme! Për Shqipërinë dhe shqiptarët kjo Parashqevi Flutur është histori shprese dhe dashurie! Është mesazh që ne asnjëherë nuk duhet të dorëzohemi dhe se dashuria triumfon!’, shkruan Elton Ilirjani.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy