Lajçak “amanet” Kosovës dhe Serbisë konkluzionet e BE’së: Ofrojnë plan të punës për të dyja palët
Autori: Gazeta inFokus 15:26 | 24 December 2024
Të dërguarit special të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i ka mbetur edhe një muaj në krye të këtij posti. Para se të përfundojë në janar mandatin që iu zgjat, Lajçak para festave të fundvitit mori “një moment për të reflektuar për vitin e kaluar”.
Me një ankesë që s’i dolën pritshmëritë, Lajçak, megjithatë, u shpreh i kënaqshëm për “hapat e vegjël” që janë bërë deri tash në procesin e shumëkritikuar për mungesë të progresit.
Emisari Lajçak dje u nxitua që para se të nisë kremtja e Krishtlindjeve të bëjë një përmbledhje pak më të gjatë se ato të përjavshmet në Facebook mbi procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
“Derisa hyjmë në sezonin e festave dhe kalojmë kohë me të dashurit tanë, është gjithashtu një moment për të reflektuar për vitin e kaluar”, tha Lajçak.
Ai edhe në këtë postim e theksoi se ajo që është arritur në proces, duke iu referuar Marrëveshjes së Ohrit, është e mirë për të dyja palët.
“Në dialog, përderisa progresi ka qenë më i ngadalshëm nga sa kisha shpresuar, ajo që kemi arritur vazhdon të jetë para së gjithash në të mirë të qytetarëve si në Kosovë ashtu edhe në Serbi”.
Derisa u ankua për progres të ngadalshëm, Lajçak u shpreh entuziast për një ndër “hapat e vegjël” që është arritur për çështjen e personave të zhdukur.
“Megjithatë, unë jam i inkurajuar nga hapat e vegjël përpara, siç është krijimi i Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur. Është koha e fundit për familjet dhe të dashurit që të zbardhet fati i të atyre që ende nuk dihet. Komisioni i Përbashkët është vendosur të sigurojë shtytjen politike shumë të nevojshme”.
Në takimin e fundit që Lajçak e kryesoi më 17 dhjetor me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, në Bruksel u ra dakord për krijimin e Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur në bazë të Deklaratës për Personat e Zhdukur të miratuar në kuadër të Marrëveshjes së Ohrit më 2 maj 2023.
Komisioni i Përbashkët i kryesuar nga Lehtësuesi i BE-së do të jetë përgjegjës për mbikëqyrjen e zbatimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur, i cili veçanërisht do të monitorojë bashkëpunimin e palëve për identifikimin e vendeve të varrimit dhe gërmimet vijuese.
Në këtë takim, Laçak tha se ka falënderuar kryenegociatorët për bashkëpunimin gjatë procesit.
“Pak para festave, unë udhëhoqa takimin e kryenegociatorëve me zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi dhe drejtorin Petar Petkoviq. I falënderova për bashkëpunimin e tyre të mirë gjatë periudhës së kaluar. Takimi u zhvillua në mes të një jave të ngarkuar për Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Samitin BE- Ballkani Perëndimor dhe miratimin e Konkluzioneve të Këshillit për Zgjerimin”, shkroi Lajçak.
Lajçak e potencoi edhe këtu se si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë, këto konkluzione dërgojnë “një mesazh të qartë se nuk do të ketë integrim në BE pa normalizimin e marrëdhënieve të tyre dhe ofrojnë një plan të detajuar të punës për vitin e ardhshëm, të miratuar nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së”, shkruan Gazeta Express.
Lajçak listoi edhe njëherë pritshmëritë për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit 2023:
De-përshkallëzimi i tensioneve,
Llogaridhënie për sulmet e 2023-ës,
Riintegrimi i serbëve të Kosovës,
Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe,
Njohja e dokumenteve dhe simboleve të Kosovës.
Lajçak tha se në takimin e 31-të e të fundit për këtë vit që ka udhëhequr mes të dyja palëve në nivel kryenegociatorësh, Bislimit e Petkoviqit iu theksuan dy gjëra: normalizimi është ekuivalent me integrim europian dhe se nuk ka ndarje mes këtyre dyjave.
Të tjera
-
Krasniqi për Qeverinë Kurti: Mburracakë jokompetentë që s’kanë bërë asgjë, potenciali i Kosovës u shpërdorua për katër vjet
Sonte, në ditën e dytë të fushatës zgjedhore, Partia Demokratike e Kosovës ka...
-
Bedri Hamza: Me masivitet të jashtëzakonshëm Ferizaj i dha sonte mbështetje misionit tonë për Kosovën
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, nga tubimi në Fe...
-
“Albin Kurti është enciklopedi e gjallë. Fat i mirë që e kemi kryeministër”, ky është vlerësimi i babait të Doarsa Kicës, “të përkëdhelurës” së Lumir Abdixhikut të LDK-së
Babai i Doarsa Kicës, Xhelil Kica, profesori i njohur dhe i respektuar, ka dh...
-
Minatori i Trepçës i dhuron Albin Kurtit gur të çmuar pasi përfundoi fjalimin në tubimin në Mitrovicë
Një minator i Minierës së Trepçës ka sjellur një gur të çmuar në tubimin e Lë...
-
Arsenijeviq pengon policinë, momenti kur arrestohet në Mitrovicë (PAMJE)
Kryetari i Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviq, është ndaluar në shëtit...
-
Hamza: Ju siguroj që me mua si kryeministër, Kosova do të jetë më e zhvilluar
Kandidati i Partisë Demorkatike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, par...
-
Minatori i Trepçës me një gur të çmuar në tubimin e Vetëvendosjes në Mitrovicë, e vë para kameres derisa flet Albin Kurti
Një minator i Minierës së Trepçës ka sjellur një gur të çmuar në tubimin e Lë...
-
Besnik Tahiri: S’ka ditë më të mirë se 9 shkurti që Kosova me i nda rrugët nga kjo Qeveri anti-shtetërore
Besnik Tahiri me numër 10 nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka shkr...
-
Dumoshi takon furrtarët e Hasit në Prishtinë: Me afarizmin e tyre i japin jetë kryeqytetit
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numër 30, Vlora D...
-
“Hajde dalim në shesh të burrave”, Berisha fton Ramën në një debat
Ish-kryeministrit shqiptar, Sali Berisha nga një takim në Lezhë e ka ftuar kr...
-
Shënojnë rënie rastet me virusin HMPV në Kinë
Shkalla e infektimeve me virusin e ngjashëm me gripin, metapneumovirus (HMPV)...
-
Memli Krasniqi në Ferizaj: PDK e ka rikthyer pulsin, votoni 131 dhe Bedri Hamzën për kryeministër
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në një tubim madhës...