Lajme

“Ky veq plụmbin e ka hak”, reagon AGK-ja pasi u kërcënua me vrạsje Ilir Mirena

Autori: Gazeta inFokus 15:32 | 18 December 2024

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar për kërcënimin me vrasje ndaj gazetarit dhe drejtuesit të portalit “Periskopi”, Ilir Mirena që ka marrur gjatë ditës së sotme, shkruan Gazeta Infokus.

Nga AGK-ja janë shprehur të alarmuar me këtë kërcenim që ka marrur Mirena ku në në një postim të bërë ka publikuar një koment në të cilin një person i shkruan: “Ky veq plumin e ka hak e meriton”.

“AGK-ja është thellësisht e shqetësuar me natyrën kërcënuese për jetë të mesazhit, dhe e fton Policinë e Kosovës që ta hetojë urgjentisht rastin.Ky kërcënim është vazhdimësi e të tjera kërcënimeve të ngjashme ndaj gazetarëve dhe aktivistëve në kohët e fundit”, kanë shkruar nga AGK-ja.

-Advertisement-

Ndryshe ftojnë sërish Qeverinë e Kosovës dhe partinë në pushtet, që të mos nxisë, por të kontribuojë në zbutjen e diskursit të rënduar publik kundër gazetarëve dhe mediave në Kosovë./Gazeta Infokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy