Fokus

“Ka shumë raste të tilla që gratë në Kosovë nuk shkojnë as deri në shitore, nuk është befasuese”, Teutë Rrusta akuzon edhe qeverinë

Autori: Gazeta inFokus 19:28 | 16 December 2024

Këtë javë në episodën e radhës, të emisionit “Gratë në Fokus” ishte e ftuar aktivistja nga PSD, Teutë Rrusta.

Moderatorja e emisionit Hateme Smajli, hapi një temë që ishte stërdiskutuar në rrjet, ku u tha se ka gra që nuk guxojnë të shkojnë në dyqan.

Ajo e pyeti Rrustën se cfarë opinioni kishte ajo për këtë temë.

-Advertisement-

Rrusta tha se nuk ka vend për befasi, ajo akuzoi edhe qeverinë pasi sipas saj problemi është tek ekonomia dhe punësimi.

“Ka shumë raste të tilla, nuk mundet me qenë ndryshe dhe nuk ka vend për habi kur nuk ka ndërru asgjë në ekonomi. Kapërcimi nuk është me shku deri në shitore, kapërcimi është me shku deri në punësim”.

“Përvec faktit se në Kosovë as nuk investohet nëpër fshatra, nëpër ndriçimet nëpër fshatra ka vështirësi të tilla, dhe këto kontribojnë që gratë me qenë të izoluara” shtoi Rrusta.

Për më shumë ndiqeni emisionin e plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera