Rozë

Ia publikuan videon pa leje Parashqevi Simakut, reagon Vesa Luma: “Kur do te ngopeni?”

Autori: Gazeta inFokus 17:18 | 15 December 2024

Një video e Parashqevit është bërë virale ditën e djeshme në rrjetet sociale.

Këngëtarja Vesa Luma me anë të një statusi në llogarinë e saj zyrtare në “Facebook” ku ka shkruar se videoja e Parashqevit është shumë e trishtueshme por më e trishtueshme etja e shqiptarëve për të parë ne atë gjendje, përcjell Indeksonline.

“Meqe e dashket aq shume,pse postoni ne gjendje te tille? Ajo mund te jete e varfer,po ju a e ushqyet shpirtin e uritur? Kur do te ngopeni?”, shrkoi ndër të tjerash.

-Advertisement-

Më poshtë postimi i plotë pa ndërhyrje.

“Po, shume e trishtueshme video e Parashqevi Simakut,por me e trishtueshme etja e shume shqiptareve per ta pare ne ate gjendje..zonja e huaj tu e ndjek neper metro e duke i dhene buzekuq -“vetem kete kam te me falesh” thoshte ajo zonja qe pa pike turpi e regjistronte me kamere pa e pyt e pa e marr aprovimin e saj…🥺dhe me vrull gjithe portalet pas saj.

Meqe e dashket aq shume,pse postoni ne gjendje te tille? Ajo mund te jete e varfer,po ju a e ushqyet shpirtin e uritur? Kur do te ngopeni?

Jeta e gjithsecilit nga ne eshte drame ne vete – me uljet e ngritjet tona.. Asnje nga ne nuk e dijme se me cka na perplase jeta pas disa vitesh. Ruajeni shpirtin njerez ju lutem🙏🏼”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera