Fokus

“Arrestimi është masë e rëndë, Isni Kilaj është treguar bashkëpunues” – Flet avokati i Kilajt, Iain Edwards

Autori: Sylejman Sylejmani 16:39 | 05 December 2024

Avokati Isni Kilajt, Iain Edwards ka deklaruar se arrestimi i Isni Kilajt nga Specialja, ka shumë mundësi që ndërlidhet me përgatitjen e aktakuzës ndaj tij.

Në një deklarim për Gazeta Infokus, Edwards ka thënë se informatën për arrestimin e Kilajt, e morri me mëngjes nga një familjar i ish-kryetarit të Malishevës.

“Ndjesia ime është që ky është një proces në kontekst të aktakuzës së prokurorisë, të asaj që është vendosur nga gjyqtari në Dhomat e Specializuara. Përsëri, gjithçka di është që po raportohet në mediat e Kosovës, por është raportuar se ai është një nga disa njerëzit që janë arrestuar në Kosovë këtë mëngjes, dhe nëse ky është rasti, atëherë kjo më sygjeron se janë disa lëvizje në lidhje me pretendimet kundër tij dhe të tjerëve”, ka thënë Edwards.

-Advertisement-

Arrestimin e Kilajt, Edwards e vlerëson si një masë të rëndë, pasi thotë se deri më tani ai është treguar mjaft bashkëpunues me Specialen.

“Një prej gjërave që po më befason mua, është që nëse ky është rasti, që ai është arrestuar për shkak se ka pasur zhvillime në lidhje me aktakuzën kundër tij, unë jam më shumë i befasuar që a i nuk është urdhëruar që të dorëzohej vet në gjykatë, në vend se të arrestohej..Nëse gjykata e dëshiron atë në Hagë, gjykata ka mundur thjeshtë ta pyes atë ose ta urdhëroj atë që të vie në Hagë, dhe ai do ta kishte bërë. Ai vullnetarisht do të dorëzohej në Hagë”, ka theksuar Edwards.

Nën masa të rrepta, Isni Kilaj ishte liruar nga paraburgimi në maj të këtij viti. Ai vazhdoi të mbetej si i dyshuar, mirëpo u lirua pas një dorëzanie prej 30 mijë eurove.

Me rastin e lirimit, Specialja kishte njoftuar se kërkesa e shyqrtimit të aktakuzës ndaj tij ishte pezulluar dhe se do të paraqitet një aktakuzë e ndryshuar. Tash, Specialja ka njoftuar se aktakuza e ndryshuar është dorëzuar, por ajo ende nuk është bërë publike.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, zhvilloi sot në Kosovë një aksion të gjerë, duke e arrestuar edhe vëllain e dëshmorëve Bahri e Fahri Fazliu, Fadil Fazliun. Në zyret e EULEX-it është shoqëruar edhe ish-shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj, si dhe është bastisur shtëpia e ish-ministrit të drejtësisë, Hajredin Kuçi. /Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera