Lajme

Ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut u kërkoi falje qytetarëve dhe dha dorëheqje

Autori: Gazeta inFokus 11:11 | 04 December 2024

Ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut ka dhënë dorëheqje për shkak të ligjit ushtarak.

Ministri Kim Yong-hyun u ka kërkuar falje publike për krijimin e konfuzionit dhe shkaktimin e shqetësimit, thuhet në një deklaratë të ministrisë.

“U kërkoj falje për shkaktimin e konfuzionit publik në lidhje me ligjin ushtarak. Do të marr përgjegjësinë për të gjitha situatat e lidhura me ligjin ushtarak”, deklaroi ai.

-Advertisement-

Ai do të vazhdojë të qëndrojë në detyrë derisa presidenti, Yoon Suk-yeol të pranojë dorëheqjen e tij.

Nuk ka pasur ende ndonjë reagim nga lideri jugkorean gjersa po ballafaqohet me shkarkim, shkruan bbc.

Ndryshe, partia kryesore opozitare filloi procedurat për shkarkimin edhe të ministrit dhe presidentit pas kaosit që u shkaktua me rastin e sjelljes së ligjit ushtarak, i cili shfuqizua pas gjashtë orëve pas presionit të qytetarëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera