Lajme

Kurti ndan detaje të reja nga takimet në Bruksel: Kërkova llogaridhënie për kërcënimet e vazhdueshme ndaj sigurisë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 04 December 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të martën ka zhvilluar një takim e  Presidentin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Përmes një postimi në “X”, Kurti ka ndarë detaje se çfarë është diskutuar gjatë këtij takimi.

Derisa e ka uruar për rolin e tij të ri, Kurti i ka rikonfirmuar Costas përkushtimin e Kosovës për thellimin e marrëdhënieve me BE-në dhe avancimin e aspiratave për anëtarësim.

-Advertisement-

Kurti ka theksuar se në takimet që kishte edhe me shefen e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas dhe Komisioneren Evropiane për Fqinjësi dhe Zgjerim, Marta Kos, ka ngritur shqetësimet për kërcënimet e vazhdueshme ndaj sigurisë në vend.

“Gjatë takimit tonë dypalësh dhe darkës së përbashkët me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, HR/VP Kaja Kallas dhe Komisioneren Evropiane për Fqinjësi dhe Zgjerim, Marta Kos, ngrita shqetësimet në lidhje me kërcënimet dhe e vazhdueshme ndaj sigurisë sonë, duke përfshirë sulmin e fundit terrorist në infrastrukturën tonë kritike, dhe kërkova llogaridhënie”, ka shkruar Kurti në “X”.

Kryeministri ka shtuar se bashkëpunimi rajonal duhet të bazohet në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, të cilat kërkojnë njohje dhe respekt reciprok, llogaridhënie dhe një angazhim të përbashkët për paqen.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera