Lajme

Diskutohet për të ardhmen e kujdesit shëndetësor

Autori: Gazeta inFokus 07:14 | 04 December 2024

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) organizon konferencën me temë “E Ardhmja e Kujdesit Shëndetësor”, duke sjellë bashkë hisedarët kyçë nga sektori publik dhe privat për të diskutuar përkitazi me sfidat dhe mundësitë që karakterizojnë mjedisin e kujdesit shëndetësor në Kosovë.

Kjo konferencë synon të trajtojë tema kritike si reformat e politikave, avancimet e kujdesit shëndetësor dhe rolin e sektorit privat në përmirësimin e ofrimit të kujdesit shëndetësor dhe infrastrukturës përcjellëse.

“Pjesëmarrësit do të përfshihen në diskutime lidhur me bashkëpunimin ndërmjet institucioneve qeveritare, partive politike dhe drejtuesve të industrisë për të krijuar një sistem të qëndrueshëm dhe të përqendruar te pacienti”, njofton OEAK.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera