Fokus

Biznesmeni i suksesshëm Shahin Dervishaj bëhet donator i “Handikosit” në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 22:00 | 03 December 2024

Një nga biznesmenët shqiptar më të suksesshëm në Gjermani, Shahin Dervishaj, ka vizituar gjatë ditës së sotme “Handikosin” në Kosovë.

Para anëtarëve të kësaj shoqare, Dervishaj ka premtuar se nga viti i ardhshëm do të bëhet donator i “Handikosit”, në mënyrë që të sigurohen kushte më të mirë për personat me aftësi të kufizuara në Kosovë.

“Unë desha të bëj vetëm një premtim të vogël se prej vitit të ardhshëm unë do të jem edhe një donator për Handikosin, por kjo nuk do të jetë e gjitha. Unë do të loboj maksimalisht në institucionet gjermane dhe me shoqatat simotra që vijnë nga Gjermania që me donacione të ndryshe të ju ndihmojmë sa të jetë e mundur”, ka theksuar Dervishaj.

-Advertisement-

Ai ka shtuar se duke jetuar në Gjermani, e di mirë se çfarë do të htotë kujdesi për persona me aftësi të kufizuara.

“Është e vërtetë që keni nevojë për shumë gjëra, shteti pak a shumë ju ka anashkaluar”, ka vlerësuar Dervishaj pas vizitës së tij. /Gazeta Infokus

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera