Lajme

Hykmete Bajrami reagon për “banimin e përballueshëm”, ironizon me premtimet e Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 22:32 | 29 November 2024

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami ka përmendur premtimet që kryeministri Albin Kurti i kishte bërë gjatë fushatës zgjedhore, e që nuk i ka realizuar.

Bajrami përmes një shkrimi në Facebook duke ironizuar me premtimet e parealizuara të Kurtit, shtron pyetjen se a do të vijë Qeveria e pozita në Kuvend për të diskutuar për qeverisjen e tyre.

“Të hënën kemi debat parlamentar për 4 vite të qeverisë Kurti II. Kanë çka me tregu: – I kemi ndërtu 4000 banesa, – 160 çerdhe, – 5 shtepi për të moshuarit, – e kemi ulë çmimin e energjisë elektrike, Çka po mendoni a vijnë Qeveria e Pozita në debat a jo?”, shkroi Bajrami.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera