Fokus

“Peci i vogël është kështu kështu” – Shikoni si “kapen” gazetari Dakaj dhe Dimal Basha në studio

Autori: Gazeta inFokus 21:33 | 29 November 2024

Në emisionin “Podcast me Shkëlzen Dakaj“, ku i ftuar ishte deputeti i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, është zhvilluar një diskutim në lidhje me “Luftën Hibride”, përgjegjësitë e mediave, arsyetimet, e sulmet qeverisë ndaj mediave.

Diskutimi u përqendrua në mënyrën se si qeveria, në çdo ballafaqim me temat që ngriten në media, siç janë skandalet e fundit, shpesh përdor si justifikim “Luftën Hibride”.

Deputeti Basha e theksoi se disa portale dhe gazetarë e kanë tepruar me shpifje në baza ditore ku sulmojnë qeverinë, duke u munduar që të dëmtojnë imazhin e saj e të bjerë nër 50 përqindëshin e VV-së.

-Advertisement-

Ai gjithashtu përmendi disa artikuj ku përqeshën ministrat e qeverisë si, ministri i Buqësisë, Faton Peci.

“Peci i vogël është kështu kështu”.

Ndër të tjerash ceku edhe se si edhe deputetin në një artikull e kanë përshkruante në mënyrë përçmuese, duke përdorur tituj të tillë si “Dimal Basha thotë ‘Ban, Sban’” si një formë përqeshjeje dhe bullizimi, që ai e cilësoi si të papranueshëm.

Ndër të tjerat, deputeti Basha ka theksuar edhe pjesën e gazetarëve joprofesional që pranojnë të paguhen me një shumë të hollash vetëm për të shpifur nga qeverisë, që ai vetë i quan “Argatë të Opozitës”.

Pjesë nga diskutimi në studio në emisionin “Podcast me Shkëlzen Dakaj”, e që është prodhim i Gazetës Infokus.

Deputeti Basha: A e kanë tepru disa portale e gazetarë që shpifin në baza ditore edhe që përdoret për me sulmu qeverinë pa të drejtë duke shpifë?

Gazetari Dakaj: Në asnjë variant dhe në asnjë situatë unë nuk e justifikoj shpifjet, por shpifjet edhe mekanizmat e një shtetit janë të ndërtuar që ti duhesh me e adresu, mos me e lanë në atë diskursin që ti më the unë të thash edhe tash u kry, media ka përgjegjësi që kur e thotë që në filan skandalin është i përfshimë filan ministri, e ka një adresë është këshilli i mediave janë gjykatat edhe e merr përgjegjësinë edhe me qito isha pajtu nëse ne deri tash i kishëm pas të faktume kur ti i ke shti mediat i ke dhanë kundërargumentet, që nëse Infokus ka shpif ti i bjen i ki qitu faktet edhe i kërkon qato qka janë rregulla, demantoje medial, kërkim falja e këto të gjitha por unë kamë telashe me reagimin ose përgjigjjen , se kur të del naj skandal a diqka bëhet diabati në shoqëri, fjala e parë që delështë luftë hibride.

Depteti Basha: E menoj që është luftë hibride edhe unë e kam një bindje të thellë se qitu gazetarët janë duke e bërë argatin për me e sulmu qeverinë edhe me na ulë nër 50 përqind që menoj se ata njerëz që I pagujnë kanë interesa të jashtëzakonshme për me na sulmu neve me na ulë, e mendoj që Opozita nuk dinë vet edhe I ka pagu disa argatë, gazetarë , ai është argat sështë gazetar për mu.

Gazetari Dakaj: Dimal ti e dinë shumë mirë që në rajo, mediat në Kosovë si me thanë janë në nivelin ma të lartë që quhet profesionalizëm edhe matje e ndikimit ose cënimit të pavarësisë mediale

Deputeti Basha: Bullizojnë, poshtënojnë përqeshin, komentet e veta qohet një pronar i një portal komentin e vet duke përqeshë duke shah, “Peci I vogël, thotë kështu kështu”, tituli i një artikulli, kjo vetëm për me e përqesh e me e bullizu një ministër me e poshtënu kjo nuk është gazetari Ka pas artikull në portal “Dimal Basha thotë “Ban, Sban”, unë jam i Ferizajit, me ba artikull duke bullizu qysh po fol Dimal Basha, kjo është formë e përqeshjes.

Gazetari Dakaj: Po ballafaqimin me do të vërteta po mundoheni me kamuflu me qito.

Deputeti Basha: Se boj unë e di saktë me kanë jam tu u marrë, te AGK-ja kam thanë që duhet me I ba dallimin e gazetarëve se krejt njesojë ju sjeni, ka kodë të etikës që shkelet në baza ditore e për qito qytetarët do se dinë…

E më tutje në këtë diskutim është spjeguar për funksionim për mënyrat dhe procedurat për ankesat në rastet kur ndodhin shpifjet.

Për më shumë ndiqeni storien e plotë të diskutimit në mes të gazetarit Dakaj dhe deputetit Basha:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera