Lajme

Inagurohet memoriali i daljes së parë publike të UÇK-së, Krasniqi: 28 nëntori është data që bashkon shqiptarët ndër shekuj

Autori: Gazeta inFokus 18:11 | 28 November 2024

Sot në Drenicë është inaguruar memoriali i daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se me 28 nëntor e inaguruan këtë memorial si dhe bënë homazhe në Prekaz.

Ai 28 nëntorin e quan një datë që bashkon dhe frymëzon shqiptarët ndër shekuj, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

“Sot, në datën më të rëndësishme për kombin shqiptar, 28 Nëntorin, në Drenicë inauguruam memorialin e daljes së parë publike të UÇK-së. Bëmë homazhe edhe në Prekaz e Marinë.  Kjo datë, vjen e bashkon dhe frymëzon shqiptarët ndër shekuj, që nga viti 1443 me Skenderbeun në Krujë, 1912 me Ismail Qemalin e Isa Boletinin në Vlorë, e deri më 1997 në Llaushë, në daljen e parë publike të UÇK-së.  Për më tepër, shënon edhe ditëlindjen e komandatit tonë legjendar, Adem Jashari”, shkruan Krasniqi.

I pari i partisë opozitare është lutur që ky të jetë 28 nëntori i fundit që festohet pa krerët e UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë.

E me këtë lutje ai ka uruar 28 nëntorin për të gjithë shqiptarët.

“Si e tillë, përtej peshës historike, ajo rishfaqet çdo vit, çdo ditë, si busullë e cila mban në kursin e duhur aspiratat dhe ëndrrat e shqiptarëve gjithandej globit, për zhvillim, unitet e integrim.  Qoftë ky nëntori i fundit të cilin e festojmë pa çlirimtarët tanë, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe shokët e tyre. Urime 28 Nëntorin, shqiptarë!🇦🇱”, shkruan Krasniqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera