Lajme

Mbyllet për publikun seanca e gjykimit për sụlmin tẹrrorist në zyrat e KKZ-së në Mitrovicë

Autori: Gazeta inFokus 11:48 | 27 November 2024

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbyllur seanca e sotme për publikun në rasti ku Dejan Pantiq, Milun Milenkoviq, Aleksander Vlajiq dhe Miomir Vakiq akuzohen për sulmin terrorist ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) në Mitrovicën e Veriut.

Gjatë kësaj seance do të dëgjohet dëshmitari F. N, por me propozim të mbrojtësit të të akuzuarit Aleksandër Vlajiq, avokatit Millosh Deleviq, për të cilin është marrë vendim nga seanca e kaluar e njëjta është mbyllur, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas avokatit Deleviq, dëshmia e F.N mund të rrezikojë jetën e tij si dhe sigurinë e familjes, për faktin se i njëjti është dëshmitarë okular i këtij rasti dhe se ka qenë në rrugë ditën kur ka ndodhur ngjarja.

-Advertisement-

Lidhur me këtë, trupi gjykues ka marrë këtë vendim me të cilën gjykata ka konsideruar se kjo kërkesë duhet aprovuar andaj edhe ka aprovuar të njëjtën. Kështu që seanca do të jetë e mbyllur për publikun por jo edhe për palët në procedurë.

Ndryshe, sipas aktit akuzues thuhet se Pantiq, Milenkoviq, Vlajiq dhe Vakiq më 6 dhjetor 2022, në ora 14:39, kishin kryer sulmin terrorist ndaj zyrave të KKZ-së, duke hedhur granata dore dhe shok bomba.

Më 13 dhjetor 2023 PSRK kishte njoftuar për ngritjen e aktakuzës për Pantiq dhe ty të tjerët.

Më 12 dhjetor 2022, Gjykata Themelore në Prishtinë caktoi një muaj paraburgim ndaj ish-policit serb, Dejan Pantiq, ndërsa më 28 dhjetor 2022, Gjykata Themelore në Prishtinë ia zëvendësoi masën e paraburgimit me arrest shtëpiak.

Pantiq ishte arrestuar më 10 dhjetor 2022 në pikëkalimin kufitar në Jarinjë, ndërsa arrestimi i tij kishte nxitur reagime nga pala serbe, e që u pasua me vendosjen e barrikadave në pika kufitare.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera