Lajme

Gjenden mbetje mortore në Mitrovicës, të cilat mund të jenë të luftës së fundit

Autori: Gazeta inFokus 12:47 | 27 November 2024

Në Suhodoll të Mitrovicës janë gjetur disa mbetje mortore të një viktime, që mund të jetë në Listën e Personave të Zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.

Kështu ka njoftuar Komisioni Qeveritar, duke treguar se mbetjet mortore u gjetën pas disa gërmimeve të realizuara gjatë së mërkurës.

“Gërmimet e realizuara sot, me datë 27.11.2024, në lokacionin Suhodoll – Mitrovicë, kanë rezultuar me gjetjen dhe zhvarrosjen e mbetjeve mortore (eshtrave) të një viktime, që potencialisht mund të jetë në Listën e Personave të Zhdukur.  Mbetjet mortore të zhvarrosura do të dërgohen për ekzaminimet e nevojshme mjekoligjore dhe identifikimin përmes analizës shkencore të ADN-së. Gërmimet janë realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore”, thuhet në një njoftimin të Komisionit.

-Advertisement-

Pas ekzaminimit të këtyre mbetjeve mortore, Komisioni ka njoftuar se do të tregoj për rezultatet e tyre. /Gazeta Infokus

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera