Kolonë e gjatë në Merdare, dhjetëra kamionë me mallra serbe hyjnë në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 10:19 | 27 November 2024
Kamionë me mallra serbe, të cilët kanë synim tregun e Kosovës, kanë krijuar një kolonë disa kilometërshe në një prej pikave kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.
Një qytetar e ka dërguar një video në adresë të Gazeta Infokus, duke treguar për kolonën e gjatë të krijuar nga këta kamionë.
Kjo po ndodhë pasi në tetor, Kosova hoqi masën e sigurisë ndaj mallrave serbe. Masa e sigurisë u hoq vetëm për pikën kufitare në Merdare, pas një presioni nga ndërkombëtarët.
“Kur të na vijnë skanerët, atëherë ata vendosen në të gjitha pikat kufitare, por përderisa nuk na vijnë skanerët, ne do ta hapim vetëm një pikë kufitare, e cila do ta ketë kontrollin e shtuar, pasi masat që kemi janë masa të sigurisë”, kishte deklaruar kryeministri Albin Kurti, kur dha informacionin se kanë hequr masënm e cila ishte vendosur në korrik të vitit 2023, pas arrestimit të tre policëve të Kosovës nga policia serbe. /Gazeta Infokus
Të tjera
-
Shërohet trevjeçarja nga Prishtina e cila ishte diagnostikuar me tumor
Trevjeçarja Nina Dragusha, është shëruar plotësisht. Ajo qëndroi për trajt...
-
Abdixhiku takon ambasadorin Sprecher, flasin për zgjedhjet e 9 shkurtit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka zhvillua...
-
Qeveria australiane miraton projektligjin, fëmijëve u ndalohet përdorimi i rrjeteve sociale
Dhoma e Përfaqësuesve në Australi miratoi të mërkurën një projektligj që do t...
-
“Dita e Forcës”, me fotografi të Adem Jasharit e me uniformë të UÇK-së, pamje të mrekullueshme të fëmijëve në kazermën e FSK-së në Prishtinë
Në ditën e forcës kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë ka hapur dyert për qyte...
-
Çadraku në Hagë: Thaçi dhe Veseli nuk kishin aktivitet ushtarak e operacional
Dëshmitari Halil Çadraku tha në Hagë se asnjëherë nuk ka parë në ndonjë shkri...
-
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacio...
-
Shqipëria 2030 në BE, Rama: Plotësisht e mundur
Shqipëria ka të gjithë shanset për të plotësuar në kohë detyrat e kërkuara ng...
-
Arben Krasniqi emërohet sekretar i Përgjithshëm në Zyrën e Kryeministrit
Arben Krasniqi është emëruar sekretari i përgjithshëm në Zyrën e Kryeministri...
-
Konfirmohet përbërja e re e Komisionit Evropian, mandati 5-vjeçar me në krye Ursula von der Leyen nis më 1 dhjetor
Parlamenti Evropian me shumicë votash ka konfirmuar të mërkurën përbërjen e r...
-
Sulmuesi kuqezi Jasir Asani shënon sërish me fanellën e Guangjusë
Duket se Champions League e Azisë është kthyer në kompeticionin e preferuar t...
-
Haradinaj: Prekazi është vendi ku merr kuptim liria
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në kompleksin memorial n...
-
Kosova për herë të parë bëhet me Strategji të Sportit, kushton 338 milionë euro
Kosova për herë të parë është bërë me Strategjinë Shtetërore të Sportit 2025-...