Lajme

Ky është i dyshuari i katërt për të shtënat në Vranjevc, dy të plạgosurit po ruhen në QKUK

Autori: Gazeta inFokus 12:35 | 24 November 2024

Të shtënat me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e 21 nëntorit në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë. Dy persona mbetën të plagosur, ndërsa të dyshuarit tashmë janë identifikuar. Njëri prej tyre është arrestuar, ndërsa tjetri ndodhet akoma në arrati.

Sinjali ka mësuar se i dyshuari kryesor është Nexhmi Neziri, rreth 29-vjeçar, tashmë i arrestuar – ndërsa dy personat që kanë mbetur të plagosur janë Gzim Zeka dhe Kujtim Zeka po ashtu të arrestuar edhe se po ruhen nga Policia në QKUK.

Gjithashtu, Sinjali ka mësuar se Fatos Dragusha është i dyshuari për dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes se veprës penale.

-Advertisement-

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se motivi i rastit dyshohet se lidhet me një mosmarrëveshje që palët kanë pasur më herët.

Lajmin për incidentin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë.

Të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim, ndërsa në vendin e ngjarjes janë kryer ekzaminimet e nevojshme, me ç’rast është sekuestruar një veturë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera