Sport

Trofe mes dhunës, bomba artizanale në Kupën e Brazilit sjell disa të plagosur

Autori: Gazeta inFokus 13:45 | 12 November 2024

Nuk mund të shkojë një finale futbolli në Brazil e qetë dhe mos të ketë përplasje lëndime apo edhe plagosje mes tifozëve apo forcave të rendit.

Kështu ndodhi edhe mbrëmjen e djeshme në Belo Horizonte ku u luajt ndeshja e kthimit të finales së Kupës mes Atletiko Mineiros dhe Flamengos.

Këta të fundit kishin fituar ndeshjen e parë në Marakana 3-1 kështu që gjërat ishin më të thjeshta në aspektin sportiv, por përplasjet e tifozëve ishin të pashmangshme.

-Advertisement-

Para ndeshjes ndodhën incident, veçanërisht mes policisë dhe grupeve të mëdha të tifozëve të cilët tentuan të hynin në stadiumin ‘Arena MRV’ edhe pse nuk kishin bileta.

Numri i të lënduarve nuk dihet, ndërsa ngjarja po hetohet. Brenda stadiumit ra një ‘shi’ i dendur objektesh në fushë, pasi Flamengo shënoi me Platën në minutën e 37-të dhe arbitrit iu desh të pezullonte ndeshjen për mbi shtatë minuta.

Një bombë letre përfundoi në fushë, duke plagosur në këmbë një fotograf, José Maria Nuremberg, 67 vjeç. Ai ndodhet i shtruar në një spital në kryeqytetin ‘Mineira’.

Etiketa:
VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy