Sport

Zhegrova në radarin e katër top-klubeve italiane

Autori: Gazeta inFokus 16:05 | 09 November 2024

Sulmuesi i Lilles, Edon Zhegrova, po lë gjurmë në pothuajse secilën paraqitje.

E fundit ishte ajo e 5 nëntorit kundër Juventusit në Ligën e Kampionëve, kur ylli kosovar bëri një super-asistim për Jonathan David, i cili shënoi për 1-0.

Megjithatë, ndeshja përfundoi 1-1.

-Advertisement-

E këto paraqitje të tij duket se nuk po shkojnë pa u vënë re nga skuadra të mëdha.

Në mesin e tyre tashmë janë katër klube italiane që ia kanë vënë syrin atij.

Sipas “Corriere dello Sport”, vlera e Zhegrovës aktualisht është 30 milionë euro, ndërsa për të interesim kanë shfaqur Atalanta, Interi, Juventusi, e madje edhe Milani.

Së fundmi, edhe vetë Zhegrova ka folur për futbollin italian, dhe për synimin e tij që të luajë për Milanin.

“Më pëlqen futbolli italian, gjithmonë i ndjek top-ekipet si Milani, por i shikoj edhe ndeshjet e Juventusit. Plus, në Kosovë, ka shumë fansa të Milanit, Interit, Juves… Unë në Serie A? Pse jo? Vërtet më pëlqen Milani”, tha ai për Gianlucadimarzio.com.

Edon Zhegrova ka shënuar 7 gola dhe ka bërë dy asistime deri tani në sezon në 16 paraqitje në Ligue 1 dhe në Ligën e Kampionëve.

Kontrata e tij me Lillen përfundon verën e 2026-ës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera